Një politikan finlandez ka ndërruar jetë në Parlamentin e Helsinkit, ndërsa policia dhe shërbimet e emergjencës kanë vërshuar në ndërtesën e kryeqytetit.
Sipas raportimeve, bëhet me dije se viktima është vetvrarë, ndërsa policia nuk e trajton vdekjen si të dyshimtë.
Sipas policisë, nuk duket të ketë ndonjë përfshirje kriminale në incident.
“Po zhvillohet një mision, me autoritetet e shpëtimit, policinë dhe shërbimet e emergjencës në vendngjarje. Nuk mund të them më shumë se kaq në këtë fazë”, u shpreh drejtorii sigurisë së ndërtesës Aaro Toivonen.
Marrë nga Balkanweb.com