Në media është publikuar një audio me mesazhin e fundit të Faton Hajrizit nga policia serbe, pasi autoritetet e Serbisë e kishin shpallur në kërkim si autor i vrasjes së një polici serb. Hajrizi deklaronte se askush nuk mund t’ia lidh duart, dhe ai mund të dorëzohet në polici veçse i vrarë!
Që nga dita kur u arratis nga burgu i Smrekonicës, ai hyri në rrjetin sociak “TikTok” duke dhënë deklarata të ndryshme lidhur me arratisjen e tij.
“Nuk e lejon me mi lidh durtë, absolutikisht hiç nuk mundeni me mi lidh durtë, mu veç deri në morgë, prej arrestimit në morgë bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica marrin pjesë në varrimin tim. Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot… ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.