KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nga Meçe tek Shima, rastësitë e çuditshme në tregun e IT-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Nga Meçe tek Shima, rastësitë e çuditshme në tregun e IT-së
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Nga Meçe tek Shima, rastësitë e çuditshme në tregun e IT-së

Përditësimi i fundit: 22 Gusht, 2025 10:05 am
320 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prej fillimit të këtij viti, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ishte në kolaps të plotë. Ndonëse kishte tenderuar të paktën 72 milionë euro prokurime, AKSHI nuk kishte arritur të finalizonte dot as 10 për qind të tyre.

Arsyeja? Të gjithë tenderët ankimoheshin në Komisionin e Prokurimeve Publike nga dyshja e kompanive, Advanced Business Solutions dhe Datalog. Deri një javë më parë.

Cuditërisht në datën 13 gusht, Advanced Business Solutions u tërhoq nga të gjitha ankimimet e saj në proces, në Komisionin e Prokurimeve Publike. Madje dukë lëpirë edhe atë që kishte pështyrë vet sepse në disa ankimime akuzonte për tendera të paracaktuar.

Vendimi i beftë e la të gjithë tregun e IT-së të surprizuar, teksa shumë përpiqeshin të kuptonin se çfarë kishte ndodhur me Gerond Meçen, pronarin e ABS-së. A kishte arritur ai një marrëveshje, që i do t’i rihapte aksesin në tenderat e AKSHI-t, apo i kishin çuar haber? Gjërat do të bëheshin pak më të qarta vetëm fare pak ditë më vonë.

Një ditë më parë, familja e ish zv/drejtorit të Përgjithshëm të AKSHI-t, denoncoi zhdukjen e tij. Për 10 orë, Daniel Shima mbeti i zhdukur, ndonëse e kërkonte e gjithë Shqipëria dhe lajmi kishte marrë dhenë në të gjitha mediat. Natën vonë, Shima u rikthye në shtëpi dhe i tha policisë se ishte zënë me të dashurën, dhe ishte zhdukur pa lënë gjurmë për të reflektuar.

Përgjithësisht në rast sherresh, ikin gratë nga shtëpia, por këtë herë qëlloi ndryshe dhe iku burri. Kohë çudirash e madje edhe rastësish të mëdha.

Daniel Shima dhe Gerond Meçe kanë punuar shumë bashkë. Deri në kohën, që Shima ishte numri dy i AKSHI-t dhe firmoste çdo procedurë prokurimi të këtij institucioni, Gerond Meçe ishte peshkaqeni absolut i fondeve të IT-së . Por të dyve këtyre iu pre filli në të njëjtën kohë. Shima u shkarkua nga detyra, ndërsa Meçes i shkëputën me buton të gjitha tenderat në AKSHI.

Kjo shton një dyshim. A ishte marrëdhënia Shima-Meçe thjesht ajo e dy palëve që i lidhte vetëm puna apo kishte më shumë se kaq?

Në tregun e IT-së ka zëra se Daniel Shima ka akses në kompaninë e Meçes. Një lloj aksesi i fshehtë, pa letra, për të cilin SPAK përgjithësisht përdor termin “ortak faktik”. Por ka dhe diçka tjetër, që i bën të gjitha zhvillimet e fundit edhe me interesante.

Prej disa kohësh, po qarkullojnë fjalë se SPAK do të bëjë së shpejti një lëvizje në botën e IT-së. Madje thuhet se disa drejtorëve të vegjël në AKSHI u janë gjetur dhe shuma cash, gjatë kontrolleve në banesa. Dhe kur rastësitë bëhen kapicë, procesi duhet kontrolluar. Ndaj ja çuan haberin të dyve.

Fillimisht Meçes, i cili para një javë u tërhoq me buton nga të gjitha ankimimet. Tashmë procedurat janë zhbllokuar dhe AKSHI ka filluar të lidhë kontratat miliardere. Me pak fjala, paraja filloi të rrjedhë përsëri.

Dhe pasi u sistemuan punët me Meçen, mbeti Shima. Për këtë të fundit, në AKSHI, druheshin se kishte filluar të fliste gjëra që nuk duhet të fliste. Ndaj këtë e vetësistemuan. Me orientim nga lartë dhe propozim nga poshtë.

Daniel Shima i futi një të grindur me të dashurën, i hipi makinës dhe u zhduk nja 10 orë pa nam e nishan, të reflektonte tek Shpella e Haxhi Aliut, ku nuk kishte valë telefoni dhe nuk shikonte dot as lajmet që po e kërkonte e gjithë Shqipëria.

Kohë rastësish të mëdha. Por loja vazhdon.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plani i Rritjes së BE për Ballkanin, Shqipërisë i miratohen 32 milion €, për 3 projekte
Artikulli tjetër Kuvendi i Republikës Sërpska dhe Dodik sfidojnë Bosnjën, me referendum

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.