KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kolaps me sistemet e IT-së në të gjithë botën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kolaps me sistemet e IT-së në të gjithë botën
AnalizeEkonomiKryesore

Kolaps me sistemet e IT-së në të gjithë botën

Përditësimi i fundit: 19 Korrik, 2024 6:29 pm
110 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

• Bankat e mëdha, supermarketet, mediat, hekurudhat dhe linjat ajrore kanë pësuar aktualisht ndërprerje të mëdha të shërbimit të IT në të gjithë botën.  Mediat e huaja raportojnë se fluturimet janë ndalur në aeroportin e Sidneit, gjithashtu United Airlines ka ndaluar fluturimet dhe platforma e grupit të Bursës së Londrës ka shfaqur ndërprerje të sistemit. Ndërkohë, Microsoft tha se po ndërmerr veprime pas problemeve në shërbim.

• Kompania tha gjithashtu se po heton çështjet me shërbimet cloud në SHBA dhe një çështje që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.Njëkohësisht mësohet se janë prekur edhe linjat e trenave në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërsa aeroporti i Berlinit po përjeton vonesa në check-in për shkak të një “defekti teknik”. Nga ana tjetër në Spanjë është raportuar për një “incident” në të gjitha aeroportet e vendit.

Lidhur me mediat, në Mbretërinë e Bashkuar, kanali Sky News është jashtë transmetimit për shkak të ndërprerjeve. Kanali nuk ka mundur të transmetojë drejtpërdrejt këtë mëngjes, thotë kryetari ekzekutiv i kompanisë.

Ndërkohë, më shumë se 1000 fluturime janë anuluar në mbarë botën sot deri më tani, sipas firmës analitike të aviacionit Cirium.Kjo shifër, aktualisht 1,078, do të bëhet më e madhe ndërsa ndikimet e goditjes rriten. Firma gjithashtu thotë se dita e sotme ishte caktuar të ishte dita më e ngarkuar për nisjet e fluturimeve në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani këtë vit, me më shumë se 3,200 nisje të planifikuara, numri më i lartë i nisjeve ditore që nga tetori 2019.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” njofton se sistemet e tij kanë mbetur plotësisht funksionale dhe të paprekura nga kriza e fundit e sistemeve kompjuterike në mbarë botën. TIA njofton se për shkak të ndërprerjeve në aeroportet e vendeve të tjera të prekura, mund të ketë ndryshime në oraret e fluturimeve si për mbërritjet ashtu edhe për nisjet në Aeroportin e Rinasit. Gjithashtu TIA këshillon që të gjithë pasagjerët të verifikojnë oraret e fluturimit drejtpërdrejt me linjat ajrore ose agjencitë e tyre të udhëtimit.

Kompania ajrore Wizz Air, ka dalë me një njoftim lidhur me ndërprerjen e sistemeve globale të IT-së në mbarë botën. • Në njoftim kompania paralajmëron pasagjerët të arrijnë tre orë para fluturimit në aeroport. Njoftohet se disa nga shërbimet janë aktualisht të padisponueshme si faqja e webit, sistemi i rezervimit online apo edhe aplikacioni celular.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se Aeroporti i Tiranës nuk është prekur nga problemet e sistemit të IT, të cilat kanë përfshirë shumë shtete në botë. Bëhet me dije se sistemi i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës nuk preket nga rënia e sistemeve kompjuterike globale, por vonesa pritet të shkaktohen nga “black out” në aeroportet e tjera.

Kompania globale, Crowdstrike ka thënë se problemet kibernetike që janë shkaktuar të premten në gjithë botën, janë pasojë e një “defekti” gjatë përditësimit të një sistemit të saj. Kjo kompani krijon softuerë për të luftuar viruset kompjuterike. Crowdstrike ka thënë se është duke punuar vazhdimisht me konsumatorët.

Në Kosovë, Kompania për Furnizim me Energji Elektrike e Kosovës (KESCO), ka bërë të ditur se që prej mëngjesit është duke hasur në vështirësi në kryerjen e punëve për shkak të rënies së sistemit kompjuterik.  Ajo e ka përmendur që problemet e saj lidhen me problemin që e kanë raportuar shumë kompani në botë, të lidhur me Crowdstrike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Banorët e Thumanës lajmërojnë protestë javën e ardhshme
Artikulli tjetër Mashtrimi me Mikrokreditë, prokuroria sekuestron shoqëritë ‘Micro Credit Albania’ dhe ‘Final’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.