Një protestë po zhvillohet paraditen e sotme në Vlorë. Banorët e fshatrave Velçë, Bashaj, Matogjin, Vërmik, Verbas, Ramice, po kërkojnë ndërhyrje në rrugët e lumit.
Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve drejt Qeparoit, ndërsa ka nisur të krijohen rradhë të gjata makinash. Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë dhe FNSH-së.
Banorët kanë premtuar se do të përshkallëzojnë protestën nëse nuk merren masa për zgjidhjen e kërkesave të tyre, ndërsa kanë shtuar se prej 35 vitesh janë lënë në harresë.
Marrë nga Dosja.al