Rreth 2.8 ton kokainë janë sekuestruar nga forcat e armatosura dhe policia federale gjatë tre operacioneve në Meksikë, në kufirin me Shtetet e Bashkuara dhe në bregdetin jugor të Paqësorit të vendit.
Në San Luis Rio Colorado (veriperëndim), një qytet që kufizohet me shtetin amerikan të Arizonës, ushtarët dhe anëtarët e Gardës Kombëtare gjetën dhe sekuestruan 1.3 ton kokainë të premten, duke inspektuar një kamion plot me mallra.
Falë rrezeve gama, “personeli ushtarak zbuloi anomali” në ndarjen e ngarkesës, shpjegoi komanda ushtarake lokale në një deklaratë.
Marrë nga Dosja.al