KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?
AnalizeBotaOpinionPolitike

Në prag të krizës së radhës – Kush mund ta qeverisë Francën?

Përditësimi i fundit: 26 Gusht, 2025 9:53 am
232 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Francës, François Bayrou, i merr parasysh të gjitha duke vënë në dispozicion të ardhmen e tij politike. Në një konferencë shtypi ai deklaroi, se më 8 shtator do t’i paraqesë parlamentit kërkesën për votëbesim. Me këtë synon të krijojë qartësi, tha Bayrou. Ai i ka kërkuar pesidentit, që të thërrasë seancën e jashtëzakonshme parlamentare. “Pas deklaratës qeveritare do të kërkojë votëbesimin”, tha Bayrou. “Me këtë synohet çështja thelbësore, nëse ka rrezik për kombin – nëse duhet vepruar urgjentisht – dhe për të gjetur një rrugë, për t’i shpëtuar së keqes, në mënyrë që ne t’i kemi nën kontroll financat tona.

Barra e interesave pjesa më e madhe në buxhet

Gjatë gjithë verës Bayrou ka paralajmëruar, se Franca duhet të kursejë masivisht. Shumë shpejt qysh në korrik për këtë arsye kryeministri prezantoi shtyllat kryesore të buxhetit për vitin e ardhshëm. Në të rreth 44 miliard euro duhet të kursehen. Në rast të kundërt kërcënon super borxhi, gjë që mund ta paralizojë vendin ekonomikisht dhe politikisht. Këtë vit barra e interesave do të jetë pjesa më e madhe në buxhet, theksoi Bayrou gjatë konferencës së shtypit. Kryeministri Bayrou pati propozuar gjithashtu që të hiqen nga lista e ditëve të pushimeve datat 8 maj si dhe e diela e Pashkës. Por ka rezistencë kundër planeve të tij për buxhetin – jo vetëm në nivelin politik, por edhe në radhët e shoqërisë civile. Prej javësh po formësohet nën emërtimin Bloquons Tout (blloko të gjitha) një lëvizje, që më 10 shtator do të paralizojë vendin.

“Bayrou e ka zgjedhur vet datën e lamtumirës”

Partia e majtë LFI i është bashkuar kësaj lëvizjeje duke bërë thirrje për grevë të përgjithshme. E natyrisht ajo do t’ia heqë votëbesimin qeverisë, thotë kryetarja e grupit parlamentar të LFI-së, Mathilde Panot. Bayrou në një farë mënyre po ia jep vet vehtes votën e mosbesimit, thotë politikania. “Ai e ka kuptuar shumë mirë, që pas pushimeve parlamentare të verës gjithësesi do të humbasë postin.” Në sfondin e rezistencës, që ka deklaruar edhe shoqëria civile, Bayrou duket se e ka zgjedhur vet datën e lamtumirës. “Ne gëzohemi për këtë fitore të parë të protestës dhe do ta miratojmë rrëzimin e kryeministrit dhe të qeverisë”, thotë Panot.

Shënjestra e opozitës është në fakt Macron-i

Edhe kryetarët e grupeve parlamentare të ekologjistëve dhe komunistëve, që me LFI bëjnë pjesë në të ashtuquajturin Fronti i ri Popullor, një aleancë e majtë në parlament, kanë deklauar se nuk do t’ia japin votëbesimin kryeministrit. Po kështu do të veprojë edhe partia radikale e djathtë Rassemblement National (RN).Thomas Ménagé është zëdhënës i grupit parlamentar të RN-së në Asamblenë Kombëtare dhe i tha televizionit France Info, se: “E di, që çështja e votëbesimit shtrohet për të siguruar shumicën. Këtë shumicë François Bayrou nuk e ka as në Asamblenë Kombëtare dhe as në vend. Do të ishte një tradhëti ndaj zgjedhësve tanë, nëse i jepet votëbesimi kësaj qeverie.” Ndaj me gjasë Bayrou do të largohet. Por në fakt qëllimi si i RN ashtu edhe i LFI-së nuk është François Bayrou, por Emmanuel Macron. Duke rrëzuar qeverinë, të dyja këto parti duan, që të detyrojnë presidentin të japë dorëheqjen dhe të imponojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kush do ta qeverisë Francën?

Qeveria dhe kryeministri i saj do ta kenë shumë të vështirë. Përgjegjësinë e kanë tani deputetët, thotë Bayrou. Më 8 shtator parlamenti e ka në dorë të vendosë – dhe secili është përgjegjës përpara francezëve, tha në konferencën e shtypit Bayrou. Rreziku më i madh është që të mos ndërmarrësh asgjë. Nëse ai dhe qeveria e tij bien, shtrohet pyetja, se kush do ta qeverisë Francën në konstelacionin aktual të parlamentit – ose nëse është vërtetë e mundur qeverisja. Po ashtu është e paqartë nëse presidenti Macron sërish do të shpërndajë Asamblenë Kombëtare.

 

Marrë nga ARD.de

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti i BB-së: Shqipëria ofron përfitimin më të ulët në rajon për mbështetje sociale
Artikulli tjetër Trump ul pritshmëritë për takimin Putin-Zelenski

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.