Një varr monumental i periudhës romake është zbuluar nga arkeologët në fshatin Strikcan të Bulqizës. Varri që dyshohet se është i pari i këtij lloji në Shqipëri, është me dimensione rreth 9 m x 6 m dhe dhoma funerare 2.40 m e lartë.
Arkitekti Artan Shkreli me anë të një postimi në Facebook, thekson se varri i gjetur edhe pse i grabitur që në periudhën klasike, përmbante ende një pjesë të inventarit origiinal.
Në Strikcan të Bulqizës, aty ku ilirët Penestë, tregëtarë të shquar, piqen me Pirustët metalurgë (në kuadër të projektit “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”), ka dalë në dritë një varr monumental me dim. të mëdha, rreth 9 m x 6 m, dhe me dhomën funerare 2.40 m te lartë. Monumenti, veç arkitekturës të vecantë, përmban dhe të dhëna epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim latin në zonën e Dibrës, mbishkrim i cili i kushtohet individit aty quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar hyut Jupiter.
Varri edhe pse i grabitur që në periudhën klasike, përmbante ende një pjesë të inventarit origiinal. Përvec pjesës nëntokësore funerare, arkeologët evdientuan struktura muresh që sugjerojnë se monumenti mund të jetë i tipit mauzoleum.
Inventari, teknika e ndërtimit si dhe të dhënat epigrafike e datojnë këtë gjetje unikale në shekujt III-IV e.s.
Shpresoj vetem te mos kete fatin e Varrit te Jorgucatit qe humbi vlerat pas zbulimit… dhe shpresoj gjithashtu qe projekti i vizitueshmerise te jete me impaktin qe meriton nje monume t i tille.
Marrë nga Dosja.al