Carlos Alcaraz është finalisti i parë i US Open 2025. Spanjolli fitoi gjysmëfinalen e shumëpritur kundër Novak Djokovic me rezultatin 3-0 në Flushing Meadows dhe siguroi vendin e tij në finale.
Rezultati i përgjithshëm 6-4, 7-6(4), 6-2 e çoi spanjollin në finale, ku do të përballet me një nga Jannik Sinner dhe Felix Auger-Aliassime. Alcaraz do të luajë finalen e tij të tretë Slam këtë vit, duke vazhduar të ndjekë ëndrrën e tij për t’u rikthyer në vendin e parë në botë.
Marrë nga Dosja.al