KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: James Rubin dëshmon në Hagë për rastin e Hashim Thaçit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > James Rubin dëshmon në Hagë për rastin e Hashim Thaçit
AktualeFokusKomentPolitikeRajoni

James Rubin dëshmon në Hagë për rastin e Hashim Thaçit

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2025 4:50 pm
285 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ish-Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James Rubin është dëshmitari i parë i mbrojtjes në mesin e disa dëshmitarëve të ekipit mbrojtës të ish-presidentit Thaçi. Në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor edhe ndaj krerëve tjerë të ish-UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Javën që shkoi, James Rubin tha se “do të jem në Evropë,  sepse javën e ardhshme do të jap dëshmi në Tribunalin Special për krime lufte në Kosovë dhe si dikush që i ndihmoi Madeleine Albrightit në themelimin e Tribunalit fillestar për krime lufte. Kjo nënkupton se do të kthehem përsëri në fillim dhe kam më shumë për të thënë për këtë”, tha Rubin.

Ekipi i mbrojtjes i ish-presidentit Thaçi, ka njoftuar, se synon të thërrasë 11-12 dëshmitarë. Pasi të përfundojnë provat dhe thirrja e dëshmitarëve të tyre, do të nisë prezantimi i dëshmitarëve nga mbrojtja e ekipit të ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, të cilët do të paraqesin 4 dëshmitarë. Dëshmi mbrojtëse nuk pritet të paraqesin ekipet mbrojtëse të ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-deputetit të LVV-së Rexhep Selimi.

Procesi drejt përfundimit

Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale, në fillim të këtij muaji më 2 shtator ka njoftuar se “mbrojtja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të përgatitet për të paraqitur shkresat përfundimtare të gjykimit para 22 dhjetorit të këtij viti”. Që nga nisja e procesit gjyqësor në vitin 2023, Zyra e Prokurorit të Specializuar të Hagës ka thirrur në gjykatë 125 dëshmitarë, si dhe ka paraqitur rreth 3.000 prova materiale për pretendimet e tyre.

Ish-krerët e ish-UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasjen e më shumë se 100 viktimave, si dhe mbajtjen në paraburgim në mënyrë të paligjshme e torturimin e qindra viktimave gjatë luftës në Kosovë. Në Hagë të Holandës, të dielën u mbajt një protestë e disa mijëra qytetarëve të Kosovës, kryesisht nga diaspora, duke kërkuar, siç thanë organizatorët, drejtësi për ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara, si dhe për të shprehur pakënaqësi me procesin e deritanishëm gjyqësor që po shkon drejt fundit.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Varfëria në qytetet e mëdha të Shqipërisë dyfishi i mesatares së BE-së
Artikulli tjetër Belgjika do të angazhojë ushtrinë kundër bandave të drogës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.