KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Investimet shqiptare jashtë vendit rriten për të pestin vit radhazi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Investimet shqiptare jashtë vendit rriten për të pestin vit radhazi
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

Investimet shqiptare jashtë vendit rriten për të pestin vit radhazi

Përditësimi i fundit: 19 Shtator, 2025 1:28 pm
268 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Investimet shqiptare jashtë vendit këtë vit po rriten për të pestin vit radhazi, madje me ritme më të shpejta se investimet e huaja në Shqipëri. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin 2025 vlera e investimeve të kompanive shqiptare jashtë vendit arriti në 160 milionë euro, 12.7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë historik i investimeve shqiptare jashtë vendit. Në pjesën më të madhe, investimet shqiptare janë kontribute direkte në kapitalin e shoqërive të kontrolluara jashtë vendit. Këto injektime kapitali përbënin më shumë se 60% e fluksit të ri të investimeve shqiptare jashtë vendit për 6-mujorin 2025. Pjesa tjetër konsiston në fitime të riinvestuara të kompanive shqiptare në filialet e tyre të vendosura jashtë vendit ose huadhënie të aksionarëve shqiptarë për to.

Bilanci neto i investimeve të huaja direkte për 6-mujorin 2025 ishte negativ, për një vlerë të përgjithshme prej 599 milionë eurosh. Bilanci negativ në llogarinë e investimeve të huaja nënkupton se investimet e huaja direkte hyrëse në Shqipëri ngelen shumë më të larta krahasuar me investimet shqiptare jashtë vendit. Por, ky bilanc negativ është ngushtuar lehtë me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo ka ndodhur sepse për këtë vit investimet shqiptare jashtë vendit janë rritur më shumë se investimet e huaja direkte në Shqipëri.

Të dhënat statistikore për investimet e sipërmarrjeve shqiptare jashtë vendit nuk janë të detajuara për shpërndarjen e tyre gjeografike apo sektoriale. Megjithatë, është e ditur se disa prej grupeve më të rëndësishme shqiptare të biznesit prej vitesh janë të vendosura jashtë vendit dhe në vitet e fundit kjo prani duket se po zgjerohet, edhe si pjesë strategjisë së diversifikimit të biznesit.

Nëse deri para pak vitesh investimet shkonin kryesisht në tregjet fqinje, tashmë ka grupe shqiptare që po investojnë shuma të konsiderueshme edhe në tregjet e Europës Perëndimore dhe SHBA.

Grupi Balfin prej vitesh po investon në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Austri. Sipas të dhënave të vetë grupit, deri në maj të këtij viti portofoli i investimeve në Austri llogaritej në rreth 100 milionë euro, ndërsa synon të rrisë më tej atë deri në 200 milionë euro, kryesisht në sektorin e pasurive të paluajtshme. Prej vitit 2022 grupi Balfin ka nisur aktivitet edhe në Zvicër, ndërsa është e pranishme tashmë edhe në tregun amerikan, me fokus kryesor gjithmonë zhvillimin ose blerjen e pasurive të paluajtshme në SHBA dhe Kanada, në modelin që ka ndjekur edhe në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe grupi Kastrati ka shtrirë investimet në tregun amerikan, me blerjen e DUA Hotel Miami.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) japin një informacion për investimet shqiptare në Kosovë, që vlerësohet të jetë shteti me përqendrimin më të madh të investimeve tona jashtë. Shifrat e BQK-së tregojnë se deri në fund të marsit 2025, stoku i investimeve shqiptare në Kosovë kishte vlerën e 490 milionë eurove. Me këtë shifër, Shqipëria është investitori i pestë më i madh në Kosovë.

 

Marrë nga Monitor.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE, e shqetësuar për fondet, nga keqpërdorimi i tyre në të kaluarën në Shqipëri
Artikulli tjetër TikTok, çelësi për marrëveshjen SHBA-Kinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.