KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump paralajmëroi se ekonomia ruse është në kolaps
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trump paralajmëroi se ekonomia ruse është në kolaps
AnalizeBotaFokusOpinionZhvillim

Trump paralajmëroi se ekonomia ruse është në kolaps

Përditësimi i fundit: 25 Shtator, 2025 4:34 pm
185 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar së ekonomia e Rusisë është në rrezik serioz dhe se Ukraina ka një shans për të  rifituar të gjithë territoret e humbura.

Megjithatë, ekonomistët janë shprehur se realiteti është më kompleks. Edhe pse Moska po kalon periudhën e saj më të vështirë që nga ditët e para të pushtimit, vetëm pak analistë besojnë se ekonomia ruse është në prag të një kolapsi të plotë, dhe akoma më pak prej tyre presin që presidenti Vladimir Putin të ndryshojë planet e tij ushtarake në një afat të afërt.

“Për herë të parë që nga fillimi i luftës, qeveria ruse po përballet me një zgjedhje të vështirë: të ndërtojë një tank apo të investojë në ekonominë civile”, u shpreh Maria Shagina, bashkëpunëtore e lartë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike me seli në Berlin.

“Për Kremlinin, zgjedhja gjithmonë do të jenë shpenzimet ushtarake. Por një deficit në rritje, shpenzime në zgjerim për mbrojtjen dhe të ardhura në rënie po e bëjnë këtë zgjedhje gjithnjë e më të vështirë”, shtoi ajo.

Të gjitha treguesit ekonomikë flasin për presion të madh. Ministria ruse e Financave parashikon një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitet 2024–2025 nën 1%, shumë më pak se parashikimet fillestare prej 2.3% deri në 2.5%.

Edhe German Gref, drejtori ekzekutiv i fuqishëm i gjigantit shtetëror financiar Sberbank, pranoi se Rusia ka hyrë në një “stanjacion teknik”.

Qeveria pritet të shkurtojë shpenzimet në të gjitha fushat nga korporatat te infrastruktura, kujdesi shëndetësor dhe strehimi për të mbushur hendekun buxhetor. Megjithatë, në Ukrainë ka skepticizëm për efektivitetin e sanksioneve perëndimore, të cilat nuk kanë arritur goditjen fatale që kishin shpresuar Uashingtoni dhe Brukseli.

Për më tepër, Kremlini ka reduktuar efektet e kufizimeve mbi mallrat e ndaluara duke zhvilluar një tregti të gjallë me importe paralele, të njohura ndryshe si “vrima e sanksioneve”. Përmes ndërmjetësve në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ish-republika sovjetike si Armenia dhe Kazakistani, në Rusi futen rregullisht gjysmëpërçues, pjesë avionësh dhe pajisje elektronike të konsumit, përfshirë iPhone.

“Nëse të gjitha sanksionet do të ishin vendosur brenda 60 ditëve të para, ekonomia e Rusisë do të ishte shkatërruar”, u shpreh ekonomisti rus Vladislav Inozemtsev.

“E shpërndarë përgjatë katër viteve, përshtatja ishte e pashmangshme”, shtoi ai.

Në Bruksel ka pak dëshirë për t’iu përgjigjur thirrjes së Trump drejtuar aleatëve evropianë të Ukrainës për të vendosur tarifa 100% ndaj Indisë dhe Kinës, që janë blerësit kryesorë të naftës ruse.

Ndërkohë, disa shtete të BE-së si Hungaria dhe Sllovakia janë zotuar të vazhdojnë importet e energjisë nga Rusia, duke minuar përpjekjet për izolimin e plotë të Moskës.

Ukraina është përpjekur t’i përgjigjet këtij hezitimi me një valë sulmesh me dronë mbi infrastrukturën e naftës në Rusi. Të dhënat nga burime të hapura tregojnë se 16 nga 38 rafineritë ruse janë goditur që nga gushti, duke ulur eksportet e naftës në nivelet më të ulëta që nga viti 2020 dhe duke shkaktuar mungesa të mëdha të karburantit.

Ajo që nisi si një seri goditjesh në rajonet e largëta të Rusisë, tani po ndihet edhe në vetë kryeqytetin. Raportimet për stacione benzine të mbyllura janë bërë të zakonshme. Më shqetësuese për Kremlinin është mungesa e naftës si  lëndë djegëse që është thelbësore si për ekonominë civile, ashtu edhe për makinerinë ushtarake.

“Do të jetë vërtet çmenduri nëse, deri në vitin e katërt të luftës, ne ende nuk e kemi shkatërruar sektorin energjetik të Ukrainës, dhe ata përfundojnë duke e shkatërruar tonin”, shkroi një bloger rus pro-luftës këtë javë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka përshëndetur këto sulme me dronë, duke i quajtur “sanksionet më efektive dhe ato që funksionojnë më shpejt”.

 

Marrë nga The Guardian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA-ja në alarm, 4 avionë ushtarakë pikasen në hapësirën ajrore të Alaskës
Artikulli tjetër Anëtarët e UEFA-s kërkojnë pezullimin e Izraelit nga çdo kompeticion

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.