KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Elbasani, ndër zonat më të ndotura të Shqipërisë, sipas Agjensisë së Mjedisit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Elbasani, ndër zonat më të ndotura të Shqipërisë, sipas Agjensisë së Mjedisit
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Elbasani, ndër zonat më të ndotura të Shqipërisë, sipas Agjensisë së Mjedisit

Përditësimi i fundit: 25 Shtator, 2025 4:51 pm
180 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore.

Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.

Elbasani dhe kompleksi metalurgjik përmendet si një ndër zonat më problematike, ku janë depozituar mbi 1.5 deri në 2 milionë ton mbetje nga metale të rënda si ferronikel dhe ferrokrom, të cilat kanë ndotur ndjeshëm lumin Shkumbin.

Edhe zona e Balëzit, po në Elbasan, ka rezultuar e ndotur me mbetje kimike si dikloremetan, kripëra arseniku dhe nitrate amoni, ku një pjesë u eksportua për asgjësim, por ende mbeten depozita të pasigurta.

Industria e bakrit ka lënë gjurmë të thella në Rrëshen, Kurbnesh, Rubik, Reps, Fushë Arrëz, Kalimash e Gjegjan, ku raportohen përqendrime të larta të arsenikut dhe metaleve të rënda që ndotin lumenjtë Mat, Fan, Osum dhe Drin, duke prekur drejtpërdrejt tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm. Zona e Gjegjanit cilësohet si një ndër më të ndoturat në vend.

Pogradeci dhe rrethinat e liqenit të Ohrit mbeten nën kërcënimin e mbetjeve të ferronikelit nga minierat e Përrenjasit dhe Gurit të Kuq, ndërsa në Rehovë, në kufi me Greqinë, ndotja nga miniera e bakrit ka dëmtuar rëndë bimësinë.

Industria e naftës në Ballsh, Kuçovë dhe veçanërisht Patos-Marinzë ka ndotur ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, duke shkaktuar përhapje të hidrokarbureve dhe gazeve toksike në ajër, ndërsa ndotja ka arritur deri në lumin Gjanica.

Në Fier, ish-Uzina e Azotikut ka lënë pas 850 m³ solucione të ndotura, të cilat kanë prekur tokën dhe ujërat nëntokësore, me përmbajtje arseniku. Po ashtu, magazinat e vjetra ruajnë mbi 93 mijë kilogramë kimikate të ndryshme.

Porto Romano në Durrës renditet mes zonave më të ndotura që nga vitet ’90, me prani të kimikateve shumë të rrezikshme si hekzaklorociklohekzan dhe krom (VI). Pavarësisht disa fushatave pastrimi me mbështetje ndërkombëtare, zona vijon të mbetet një burim ndotjeje.

Një tjetër pikë kritike është stacioni hekurudhor i Bajzës në Shkodër, ku në fillim të viteve ’90 u depozituan mbi 80 ton mbetje kimike të importuara nga Gjermania, një pjesë e të cilave mbetën ende të pamenaxhuara.

Laçi, Lushnja dhe Vlora gjithashtu raportohen me ndotje të lartë, për shkak të mbetjeve të superfosfatit, PVC-së dhe metaleve të rënda, duke ndikuar në tokë dhe ujërat përreth.

Sipas ekspertëve të mjedisit, këto zona përfaqësojnë një rrezik të vazhdueshëm, pasi kimikatet e depozituara për vite me radhë nuk janë neutralizuar apo asgjësuar plotësisht. Monitorimi dhe pastrimi i tyre kërkon fonde të mëdha dhe një strategji afatgjatë për të parandaluar përhapjen e ndotjes në ekosisteme dhe në shëndetin e popullatës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, institucionet nën presion qytetar

100 ditë “Revolucioni Flamingo”, kultura e re e protestës qytetare

Denoncimi i Ahmetajt: Dumani dhe Kraja grisën flet-arrestin për Benet Becin!

Bllokohen shërbimet në Gjykatën e Tiranës, administrata bojkoton punën për pagat e gushtit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zelensky konfirmon dorëheqjen, nëse arrihet një armëpushim
Artikulli tjetër Shqipëria synon “Oscar” me rrëfimin e kaosit të ‘97-s

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Nis sot Liga e Kampionëve, vëmendja te përballja Real Madrid-Inter
Aktuale Analize Sociale Sporti 8 Shtator, 2026
Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
Shqipëria i ndaloi hyrjen cisternës së lidhur me oligarkun rus Timchenko
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.