KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi
AnalizeFinanceKryesoreSocialeZhvillim

Administrata ‘përkëdhelet’ me rritje page, industria e bujqësia me rënie, dobët edhe turizmi

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2025 8:18 am
212 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Prodhimi i Brendshëm Bruto po mbahet në këmbë vetëm nga rritja e pagave në administratën publike, ndërsa sektorët kryesorë që gjenerojnë rritje reale e punësim janë në rënie ose në stanjacion, në një sinjal që ekonomia ndodhet në udhëkryq.

INSTAT bëri të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e dytë të vitit 2025 vlerësohet me rritje 3,51%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Ky është ritmi më i ulët i rritjes që nga tremujori i fundit i vitit 2023.

Ndikimin kryesor e ka dhënë “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,65 pikë përqindje, duke ndikuar në gati gjysmën e rritjes së ekonomisë.

Për Administratën publike, Arsimin dhe Shëndetësinë, pagat dhe kontributet sociale të punonjësve zënë pjesën kryesore të kontributit në PBB. Elementë të tjerë janë Shpenzimet për mallra dhe shërbime (konsumi ndërmjetës, si energji, furnizime, materiale shkollore apo mjekësore; Amortizimi i pajisjeve, godinave etj, llogaritet si pjesë e vlerës së shtuar.

Në fund të tremujorit e dytë 2025, paga mesatare bruto në administratën publike ishte 99,525 lek, me një rritje prej rreth 15.8% me bazë vjetore.

Pavarësisht se vendi është kthyer në një destinacion të preferuar turistik, Aktiviteti i “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” ka ndikuar në ekonomi me +0,47 pikë përqindje.

Me ndikim të dobët janë dhe “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,37 pikë përqindje dhe “Ndërtimi” me +0,30 pikë përqindje, të dy sektorë që deri një vit po jepnin kontributin kryesor në ekonomi.

Bujqësia dhe industria, dy kontribuues të rëndësishëm në punësim janë me efekt negativ. Aktiviteti “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” kontribuoi me -0,46 pikë përqindje dhe “Industri, Energji dhe Uji” kontribuoi me -0,18 pikë përqindje.

Ndikimi i sektorëve të tjerë sipas INSTAT në rritjen ekonomike është: “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,27 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,11 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,08 pikë përqindje, dhe “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,03 pikë përqindje.

“Taksat Neto mbi produktet” kontribuan pozitivisht me +0,87 pikë përqindje.

Rritja më e fortë administrata dhe pasuritë e paluajtshme

Ecuria e aktiviteteve kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, paraqitet si më poshtë:

“Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 15,11%, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 7,86%. Grupi “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 5,38%, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 5,07%, grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 3,88%.

Grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 2,72%, aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 2,68% dhe grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi një rritje prej 1,96%. Grupi i aktiviteteve “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” shënuan rënie prej 2,49% dhe “Industri, Energji dhe Ujë” u ul me 1,79%. Taksat Neto mbi produktet u rritën me 6,53%.

Edhe konsumi mbahet në këmbë nga shteti

Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, paraqiten si më poshtë, sipas INSTAT:

– Konsumi final i popullatës, shënoi rritje në terma realë me 3,88%;
– Konsumi final i qeverisë u rrit me 12,44%;
– Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 4,33%;
– Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 0,97 % dhe Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,26%.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Zhbllokohet Zhegrova, por ngec Juventusi

Përmbyset trageti në Indonezi, mbi 100 të zhdukur

Nis viti i ri shkollor, 25 mijë fëmijë në klasën e parë, 53 shkolla të reja

Grerqi/ Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, sherr me të plagosur në një plazh grek

Dronët rusë sjellin luftën, deri në Moldavi e Rumani

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Veliaj kundër Ramës në Kushtetuese, rebelim me shije pazari
Artikulli tjetër Shqipëria para një alarmi shëndetësor! OBSH: Rreth 800 mijë persona vuajnë nga hipertensioni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran, rreth zgjedhjeve amerikane
Aktuale Bota Koment Politike 14 Shtator, 2026
Trump i thotë Kievit t’i ndalë sulmet ndaj naftës ruse
Aktuale Bota Fokus Koment Politike 14 Shtator, 2026
“C News”: Shqiptarët po i bëjnë gjyqin modelit politik Rama
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 13 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.