KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandal ryshfeti në Bullgari, që zbulohet nga koncerti i Robbie Williamsit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Skandal ryshfeti në Bullgari, që zbulohet nga koncerti i Robbie Williamsit
AktualeAnalizeKorrupsionKultureOpinionRajoniSociale

Skandal ryshfeti në Bullgari, që zbulohet nga koncerti i Robbie Williamsit

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2025 5:39 pm
267 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

“Robbie Williams është më efikas në luftim të korrupsionit sesa institucionet bullgare”.

Kjo është vetëm njëra nga shakatë që ka qarkulluar në rrjetet sociale pas skandalit të korrupsionit që është lidhur me koncertin e yllit botëror në Sofje të Bullgarisë, më 28 shtator.

Kështu, emri i Williamsit, në vend që të bëhej lajm për koncertin, përfundoi në një sektor krejt tjetër. Dhe atë, pa fajin e tij.

Çfarë ndodhi?

Autoritetet bënë të ditur se pesë prej 22 kamionëve që transportonin pajisje për skenën e koncertit, u ndaluan nga inspektorë të transportit në Bullgari.

Ata pretenduan se duhet paguar gjoba dhe kërkuan ryshfet për të mundësuar kalimin e kamionëve në destinacion.

Madje, u bë e ditur se inspektorët përdorën platformën e gjigantit Google për përkthime, Google Translate, për t’i shprehur kërkesat e tyre, sepse kishin barriera në komunikim.

Dy shoferë refuzuan, por tre të tjerë paguan. Njëri pagoi mbi 300 euro.

Përgjigjja e autoriteteve

Pasi shoferët e njoftuan policinë dhe Ambasadën e Britanisë, dy persona u ndaluan dhe i nisën hetimet për rastin, nën dyshimet për korrupsion.

Sipas autoriteteve, ata kanë punuar në Administratën e Automobilave – agjenci përgjegjëse për kontrollin e trafikut në Bullgari – prej vitit 2012.

Policia i gjeti 43.000 euro dhe mbi 5.000 lev (valutë bullgare) si para të gatshme gjatë një bastisjeje. Disa prej parave ishin të fshehura në pako cigaresh.

Ajo gjeti edhe dokumente të shtetasve të huaj që punonin për kompanitë e transportit, si dhe të një shtetasi bullgar.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Rrugore dhe Menaxhimit të Trafikut, Lyubomir Nikolov, dokumentet u morën për siguri, derisa shoferët të paguanin shumën e kërkuar.

Autoritetet janë në pritje të kontrollimit të kamerave që i kanë pasur inspektorët në makinat e tyre.

Sipas zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Parandalimin e Korrupsionit, Dimitar Kitanov, nuk ka të dhëna për grup të organizuar kriminal.

Nëse të arrestuarit shpallen fajtorë, ata mund të ndëshkohen me deri në gjashtë vjet burgim si dhe me gjobë deri në 10.0000 lev ( rreth 5.1113 euro).

“Do ta çrrënjosim korrupsionin”

Ministri bullgar i Transportit, Grozdan Karadjov, premtoi “çrrënjosjen e praktikave të korrupsionit”.

Më vonë, ai bëri të ditur se katër zyrtarë janë shkarkuar nga puna, se do të përdoren kamerat trupore, do të ketë rotacion të inspektorëve dhe një auditim të pavarur në agjencinë Administrata e Automobilave.

“Ne duhet t’iu kërkojmë falje shoferëve të huaj të cilën janë shantazhuar në mënyrë jashtëzakonisht të ulët nga Administrata e Automobilave. Ata erdhën në Bullgari për ta bërë punën e tyre dhe u përballën me korrupsion dhe zhvatje. Kjo është e papranueshme. Duhet t’iu kërkojmë falje edhe shtetasve bullgarë, sepse emri i Bullgarisë është përfshirë në këtë skandal”, tha ai para mediave.

Disa media raportuan se shefat e kompanisë i detyruan vartësit e tyre të merrnin ryshfet.

Diçka e tillë nxiti reagime të fuqishme politike. Kryeministri, Rosen Zhelyazkov, dhe ministri i Transportit, Grozdan Karadjov, propozuan që Agjencia e Automobilave të vihej nën udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme, ndërsa udhëheqësit e partive GERB dhe DPS – Fillimi i Ri, Boyko Borisov dhe Delyan Peevski, kërkuan mbylljen e tërësishme të saj.

Sindikata: Ryshfeti është orkestruar prej niveleve më të mëdha në agjenci

Kryetari i organizatës sindikale, Alexander Ivanov, iu tha mediave lokale se do të ketë greva dhe që duhet shkarkuar i gjithë ekipi menaxhues i agjencisë.

Ai foli për atë që e ka përshkruar si shkarkim masiv i fshehtë i punonjësve të agjencisë “me qëllim eliminimin e punëtorëve që këmbëngulin për punë të mira dhe jo të atyre që marrin para nga praktikat korruptive”.

Për vite me radhë, autoritetet përgjegjëse për kontrollin e rrugëve, por edhe kompani shtetërore, si dhe përfaqësuesit e klasës politike, janë akuzuar për korrupsion sistematik, por dënimet për shkelje të tilla janë të rralla.

Më 2024, Bullgaria është renditur në vendin e 76-të, prej 180-të në total, në Indeksin për Perceptim të Korrupsionit të organizatës ndërkombëtare Transparency International.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lire

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Putin shprehet hapur në mbështetje të Iranit

PSG-Bayern, sot/ Përballje e parë për finalen e madhe të Championsit

Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun e Kampionatit

‘Gropa financiare’ në Bashkinë Vlorë, 1.49 mld lekë asete pa dokumente

Daniel Shima figuron çdo ditë e më shumë si koka e mafies së AKSHI-t

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm I ndërtuar me para droge, “Rich Hotel” nën sekuestro, por aktiviteti vijon normalisht
Artikulli tjetër Sulmi në sinagogën e Mançesterit, policia britanike: Ishte incident terrorist

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kaos në Meksikë pas arrestimit të një udhëheqësi karteli droge
Aktuale Analize Bota Fokus 28 Prill, 2026
28% e bizneseve, korrupsion me lejet e ndërtimit, 4 herë më shumë se rajoni
Analize Ekonomi Korrupsion Kryesore Sociale 28 Prill, 2026
Real Madrid bën gati revolucionin për rikthimin e madh në arenën europiane
Analize Sociale Sporti Zhvillim 28 Prill, 2026
Qëlloi me armë në Darkën e Korrespondentëve/ Atentatori akuzohet për tentativë vrasjeje të Presidentit Trump
Aktuale Analize Bota Fokus 28 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.