KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Përditësimi i fundit: 2 Tetor, 2025 6:35 pm
160 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Projektligji i ri për menaxhimin e mbetjeve urbane shkaktoi debat në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që pyetjet për rritjen e kostove të qytetarëve nuk morën një përgjigje të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e qeverisë.

Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim të enjten projektligjin e ri për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon ngritjen e një superagjencie shtetërore që do të administrojë infrastrukturën e mbetjeve në vend, duke sjellë rritje të kostove dhe tarifave sipas parimit “ndotësi paguan”.

Diskutimet e deputetëve u përqendruan tek kostot financiare dhe rrezikun për rritje të tarifave për qytetarët nga aplikimi i skemës së re, së bashku me shqetësimet për cenimin e autonomisë vendore.

Në këtë kontekst, opozita kërkoi zhvillimin e dëgjesave publike me shoqatat e bashkive dhe akuzoi qeverinë se ka shpenzuar dhjetra milionë euro në një dekadë për inceneratorët pa asnjë rezultat.

Pikëpyetje u shtruan dhe për mënyrën e funksionimit të Agjencisë Kombëtare për Ekonominë e Mbetjeve, AKEM, dhe detyrën që ajo ka për menaxhimin e inceneratorëve të cilët sot janë jofunksionalë. Për aferën e korrupsionit me inceneratorët janë dënuar një ish ministër dhe dhjetra zyrtarë shtetërorë.

Nënkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi pyeti ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj nëse do rriten tarifat për qytetarët dhe si e garanton që AKEM nuk do të ngrejë tarifën për dorëzimin e mbetjeve në pikën fundore bashkisë. Jaupaj tha se tarifat do të vendosen në bazë të eficencës dhe e cilësoi procesin e menaxhimit të mbetjeve si procesin më të kushtueshëm sot.

“Ligji parashikon një metodologji, ka një proces shkencor, teknik për përcaktimin e tarifave që do të jenë të tilla që të jenë të përballueshme nga bashkitë që sistemi të jetë efikas,” tha ai para komisionit.

Edhe deputeti socialist, Damian Gjiknuri e ngriti si shqetësim çështjen e kostove financiare me të cilat do të përballet zbatimi i ligjit.

“Pyetja qëndron: a do të sjellë tarifa të reja për qytetarët?”- pyeti ai.

Ministri u përgjigj se barrën kryesore financiare do ta mbajë qeveria, ndërsa bashkitë do të përballojnë një pjesë të kostove.

“Ky është kapitulli më i shtrenjtë i negociatave me Bashkimin Europian. Qeveria është në bisedime për të siguruar fonde nga BE, kredi dhe grante, në mënyrë që të mbështesim infrastrukturën e re pa e ngarkuar tej mase buxhetin vendor,” argumentoi ai.

AKEM, sipas ligjit, do të funksionojë si një shoqëri aksionere dhe do të menaxhojë strukturat fundore të menaxhimit të mbetjeve, ndërsa bashkitë do të jenë përgjegjëse për grumbullimin dhe depozitimin. Po ashtu bashkitë do të nisin fushata qytetare për ndarjen në burim të mbetjeve.

Agjencia do të financohet nga buxheti i shtetit, nga tarifat që do të paguajnë bashkitë për depozitimin e mbetjeve dhe nga shitja e materialeve për riciklim.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, aludoi se në të ardhmen do të përfshihen aktorë privatë në menaxhimin e skemës, pyetje për të cilën ministri nuk u përgjigj qartë me po ose jo nëse ligji e lejonte.

Diskutimet u fokusuan gjithashtu tek nevoja për reduktimin e përdorimit të landfilleve dhe orientimin drejt riciklimit dhe asgjësimit të mbetjeve, si pjesë e një strategjie afatgjatë për menaxhimin e qëndrueshëm të tyre.

Me prezantimin e kësaj nisme ligjore qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë euro investime në dekadën e fundit, dhe i rikthehet riciklimit si hallkë e parë në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, në një skemë menaxhimi që pritet të rëndojë në xhepat e qytetarëve me rritje kostosh dhe tarifash.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Meta dhe Veliaj përballë drejtësisë në të njëjtën ditë

Kreu i SPAK-ut: Sulmet politike ndaj nesh inkurajojnë krimin

Shembja e rrugës së Librazhdit/ Qytetarët do të paguajnë për dëmin e kompanive

Skena të çmendura në Turqi/ Tifozët rrahin brutalisht boksierin rus

Truket e linjave ajrore për të paguar karburantin e shtrenjtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dimër në verilindje, Kukësi zbardhet nga bora
Artikulli tjetër Skandali i rimbursimit të ilaçeve, Prokuroria zbarkon tek CFO Pharma

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Edi Rama dhe Albin Kurti: Dy kryeministra, dy të ardhme për Ballkanin
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Prill, 2026
Apartamentet me qira ditore pushtojnë bregdetin
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Si riciklohen narrativat e frikës në Shqipëri?
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Shqipëria po tkurret çdo vit
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.