KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Apartamentet me qira ditore pushtojnë bregdetin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Apartamentet me qira ditore pushtojnë bregdetin
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Apartamentet me qira ditore pushtojnë bregdetin

Përditësimi i fundit: 27 Prill, 2026 10:00 am
29 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Lidia Pelikano, për të dytin vit radhazi, do t’i kalojë pushimet në bregdetin shqiptar. Pas Sarandës, këtë vit familja e zonjës nga Venecia ka zgjedhur Durrësin.

“Kam prenotuar lehtësisht online një apartament B&B për dy javët e para të shtatorit,” tha Lidia për BIRN, duke shtuar se këtë herë banesa është thuajse në bregdet, vetëm 2-3 kilometra larg qendrës së qytetit.

Shërbimi i akomodimit në shtëpi me qira ditore, i njohur si B&B, ka njohur një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, i nxitur nga përhapja e platformave online si Booking.com dhe Airbnb.

Dhjetëra mijëra apartamente dhe njësi akomodimi janë listuar në këto platforma, duke e kthyer këtë formë turizmi në një burim të rëndësishëm të ardhurash për individët dhe bizneset e vogla.

Megjithatë, zgjerimi i shpejtë i këtij tregu ka sjellë edhe një sërë problematikash.

Mungesa e standardeve të qarta për shërbimet, si dhe ankesat në rritje nga banorët e pallateve për zhurma dhe përdorim të pakontrolluar të hapësirave të përbashkëta, kanë ngritur pikëpyetje mbi menaxhimin dhe rregullimin e këtij aktiviteti.

Ademi, banor i zonës së plazhit, shpjegoi se turistët marrin çelësat personalë në hyrje të pallatit dhe bëjnë një jetë të pavarur, madje edhe në ashensor ato qarkullojnë me rroba banjo.

“Ne nuk duam të pengojmë njeri, por edhe nuk e dimë se kujt duhet t’i drejtohemi,” tha ai.

Sipas të dhënave të vitit 2026, numri i apartamenteve dhe dhomave të listuara online është rritur me rreth 22% në krahasim me një vit më parë, duke arritur në afro 30 mijë njësi, ndërsa edhe kërkesa ka ndjekur të njëjtin ritëm.

Ky treg karakterizohet nga një fragmentim i lartë, ku mbi gjysma e ofertës menaxhohet nga individë, shpesh pa struktura profesionale, çka shton konkurrencën dhe presionin mbi çmimet, sidomos jashtë sezonit veror.

Nestor Vraka, administrator i një pallati në Durrës, tha për BIRN se në pesë banesa shumëkatëshe në bregdetin pranë shëtitores Taulantia në Durrës, numri i apartamenteve B&B ka arritur në rreth 30.

“Në një tjetër pallat, të gjithë lokalet e katit të parë janë kthyer në apartamente me qira disaditore, ndërsa të njëjtën hyrje në pallatin pranë e shfrytëzojnë edhe 50 familje të përhershme”, tregoi Nestori.

Ligji për bashkëjetesën në pallate nuk parashikon akte nënligjore për bashkëjetesën e familjeve pronare të apartamenteve me turistët disaditorë të B&B. Ky vakum ligjor, sipas ekspertëve, krijon hapësirë për mosmarrëveshje.

Rreziqet vijnë edhe nga mungesa e kujdesit të banorëve të përkohshëm, të cilët shpeshherë janë pak të interesuar për mirëmbajtjen e mjediseve të përbashkëta. Ndërkohë, qiradhënësit nuk i bëjnë gjithmonë të ditura rregullat e qëndrimeve afatshkurtra në to.

“Rastet ekstreme të rrezikut kanë qenë zjarret, të shkaktuara nga mungesa e kujdesit apo edhe thjesht nga harresa e një hekuri korrenti në prizë,” tha Fatmir Tare, specialist i kësaj fushe, ndërsa kujtoi një rast konkret.

“Para disa muajsh, zjarri u përhap nga një prej apartamenteve B&B në Durrës dhe, megjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, u rrezikuan të gjitha banesat e kateve të mësipërme,” shpjegoi Tare.

Specialisti shton se në këto raste ligji penalizon administratorët e pallateve, siç ndodhi dy javë më parë edhe në pallatet e kompleksit “Arlis” pranë ‘Farmacisë 10’ në Tiranë, të cilat u shkrumbuan nga zjarri.

Agop Bodikian banon në anën tjetër të qytetit, në një nga pallatet e plazhit. Ai thotë se pagesa e qirasë për një natë ka rënë deri në 25 euro, pothuajse në të njëjtën kuotë që ofrohen pushimet 10-15 ditore për familjet.

Mirëmbajtja e apartamenteve apo pastrimi i vazhdueshëm i tyre gjatë kalimit nga një grup pushuesish te tjetri kërkojnë shpenzime në rritje, ndërkohë që shpesh bëhet i vështirë punësimi i përkohshëm i punonjësve.

Bodikian tha për BIRN se pjesa më e madhe e apartamenteve janë marrë me qira nga persona që i menaxhojnë ato, duke krijuar një sektor të ri biznesi.

“Por, duke u nisur nga përvoja, nuk besoj se ky shërbim do të ketë të ardhme,” përfundoi ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Italia do kalojë Greqinë si vendi me më shumë borxhe në Eurozonë

Fundoset Marina e Durrësit? Pallatet e Alabari zhyten 74 cm

Banka Botërore: Rritja ekonomike e rrezikuar nga pasiguritë dhe ndikimet e jashtme

Policia, alarm për një skemë të sofistikuar mashtrimi online

Më mirë qen, se sa pensionist, në Vlorë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si riciklohen narrativat e frikës në Shqipëri?
Artikulli tjetër Edi Rama dhe Albin Kurti: Dy kryeministra, dy të ardhme për Ballkanin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ligji i ri për energjinë, qytetarët dhe bizneset mund të blejnë dhe të shesin
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 27 Prill, 2026
Brunilda Mersini harxhon paratë e vlonjatëve për kronika televizive, të blera për veten dhe këshillin
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Prokurori Bledar Maksuti merr nën hetim Daniel Shimën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 27 Prill, 2026
Rusia kontrabandon në Izrael miliona ton grurë, të vjedhur nga Ukraina
Analize Bota Finance Opinion Sociale Zhvillim 27 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.