KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Teherani drejt humbjes të statusit si kryeqytet i vendit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Teherani drejt humbjes të statusit si kryeqytet i vendit
AnalizeBotaPolitikeSociale

Teherani drejt humbjes të statusit si kryeqytet i vendit

Përditësimi i fundit: 3 Tetor, 2025 4:53 pm
171 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se vendi nuk ka më asnjë alternative tjetër përveçse ta zhvendosë kryeqytetin nga Teherani drejt jugut të vendit, për shkak të krizës së rëndë të ujit, rritjes së pakontrolluar urbane dhe kërcënimit gjithnjë e më të madh nga fundosja e tokës.

Përgjatë një vizite në provincën Hormozgan, pranë brigjeve të Gjirit Persik, Pezeshkian deklaroi se vendimi është i domosdoshëm për të shmangur një katastrofë të mëtejshme ekologjike dhe urbane.

“Kjo zonë ka dalje të drejtpërdrejtë në ujëra të hapura dhe potencial të madh për zhvillim ekonomik dhe tregtar. Nëse kemi një vizion të ri për këtë rajon, mund të ndërtojmë një zonë të përparuar dhe të begatë,” tha presidenti.

Ai nënvizoi se propozimi për zhvendosjen e kryeqytetit është bërë që vitin e kaluar dhe i është paraqitur Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Pezeshkian zbuloi për mediat se ka marrë kritika të shumta për këtë nismë, por theksoi se situata ka arritur në atë pikë sa zhvendosja e kryeqytetit është bërë e pashmangshme.

Aktualisht, Teherani është një metropol dhe numëron mbi 10 milionë banorë, që konsumon rreth 25% të rezervave totale të ujit të Iranit.

Sipas burimeve lokale, kriza e furnizimit është përkeqësuar ndjeshëm nga mungesa e reshjeve dhe tharja e burimeve nëntokësore.

“Vitin e kaluar kemi pasur vetëm 140 mm reshje, ndërkohë që norma mesatare është 260 mm. Kjo do të thotë një rënie prej 50-60%. Këtë vit, situata është po aq kritike,” paralajmëroi Pezeshkian.

Ndërkohë, 70% e ujit të pijshëm të Teheranit furnizohej nga digat, ndërsa pjesa tjetër nga ujërat nëntokësore. Por reshjet e pakta dhe avullimi i shtuar kanë ulur kapacitetin e digave dhe kanë rritur presionin mbi rezervat nëntokësore.

“Në disa zona, toka po fundosej me ritme alarmante, deri në 30 cm në vit. Kjo është një katastrofë dhe dëshmi se uji nën këmbët tona po zhduket,” theksoi presidenti.

Sipas Pezeshkian, nëse Irani do të vazhdojë të mbështesë Teheranin si qendër politike dhe ekonomike, vendi do të përballet me pasoja të rënda, përfshirë shpenzime të papërballueshme për transferimin e ujit nga rajone të tjera.

“Transporti i ujit drejt Teheranit nga jugu do të kushtonte deri në 4 euro për metër kub, një barrë e papranueshme për ekonominë tonë,” paralajmëroi ai.

Ai shtoi se zhvillimi urban pa një balancim të resurseve natyrore është një formulë për dështim.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Premtime me lugën bosh, shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë nuk kanë mensa
Artikulli tjetër Gjeorgjia mes tensioneve politike shkon në zgjedhje të shtunën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.