KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Huawei ndërton një qendër chip-ash 1.4 miliardë dollarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > HI-Tech > Huawei ndërton një qendër chip-ash 1.4 miliardë dollarë
HI-Tech

Huawei ndërton një qendër chip-ash 1.4 miliardë dollarë

Përditësimi i fundit: 21 Korrik, 2024 7:47 am
234 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një ndër konkurrentët kryesorë të Kinës në luftën e chip-ave ka ndërtuar një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e chip-ave në Shangai, ndërkohë që përballet me presionet e sanksioneve amerikane, që synojnë të frenojnë përpjekjet e saj teknologjike të avancuara.

Qendra për kërkim dhe zhvillim Huawei Lianqiu Lake pritet të fillojë punën këtë vit, me një kosto totale investimi më shumë se 10 miliardë juan, ose 1.4 miliardë dollarë, sipas një deklarate të qeverisë së qarkut të Qingpu.

Në deklaratë thuhet më tej se qendra për kërkim dhe zhvillim do të ndihmojë gjigantin teknologjik kinez të “bëjë përparime më të mëdha në fusha teknologjike kyçe si 5G, cloud computing dhe Inteligjenca Artificiale”

Në janar, e përditshmja shtetërore Securities Times pati shkruar se qendra do të ketë thuajse 30 mijë të punësuar, dhe do të merret me kërkim dhe zhvillim chip-ash, rrjete wireless dhe internet.

Huawei është në listën e zezë tregtare të SHBA-së që nga viti 2019 dhe që nga maji janë anuluar licencat speciale të dhëna për prodhuesit amerikanë të chip-ave Intel e Qualcomm, që u lejonin t’u shisnin kompanive kineze chip-a të përfshirë në listën e zezë.

Megjithatë, Huawei ka pasur një rimëkëmbje në Kinë falë smartphone të Mate 60 Pro, me chip Kirin 9000s.

Procesori, që përdor një teknologji përpunimi të avancuar në 7 nanometër – i konsideruar një goditje për sanksionet amerikane – është realizuar nga prodhuesi kryesor i chip-ave kinezë, Semiconductor Manufacturing International Corp. (SMIC).

Megjithatë, Bloomberg tha në mars se kompanitë kanë përdorur teknologjinë e Applied Materials Inc. e Lam Research Corp. me seli në Shtetet e Bashkuara, për të prodhuar chip-a.

Sipas asaj që thuhet, SMIC e zotëronte teknologjinë amerikane para se, në tetor 2022, kompanive amerikane t’u ndalohej furnizimi i kompanive kineze me chip-a të avancuar dhe pajisje për prodhimin e chip-ave.

Në prill, sekretari i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara, Gina Raimondo, deklaroi se chip-at për smartphone të Huawei “nuk ishin aq i mirë” dhe janë “vite mbrapa të atyre që kemi në Shtetet e Bashkuara” – një tregues që kontrollet tek eksportet amerikane janë efikase

Ndërkohë, sipas asaj që thuhet, Huawei po përballet me vështirësi në rritjen e prodhimit të chip-it të tij – Ascend 910B – alternativa më e mirë ndaj chip-ave Nvidia, që nuk mund t’u shiten klientëve kinezë – për shkak të prishjes së komponentëve të makinerive për prodhimin e chip-ave të ripërdorur.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale

Përbindëshi Albanian Digital Solution/ Më keq se AKSHI

Pas koncertit të Kanye West, në Kashar do të ngrihen 6 grataçela

Bizneset ankohen për mosfunksionimin e e-Albania

EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revolucionare të Iranit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Për herë të parë, në Oktoberfest, do të shitet birrë pa alkol
Artikulli tjetër Greqia është vendi më kompleks i Europës, për të bërë biznes

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
I nxehti ekstrem pushton Evropën
Aktuale Analize Bota Sociale Te Tjera 25 Maj, 2026
E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni 25 Maj, 2026
FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit
Finance Opinion Politike Zhvillim 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.