KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dosja e Rrumit, kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Dosja e Rrumit, kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit?
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreZhvillim

Dosja e Rrumit, kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit?

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2025 5:46 pm
303 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme për Aleksandër Lahon (Rrumin e Shijakut) dhe personave të tjerë të dyshuar si pjesë e një grupi të rrezikshëm kriminal, përmendet një bisedë me sfond tejet interesant.

Vëllai i Rrumit, Vullnet Muça, diskuton me një person ende të paidentifikuar në platformën e koduar SKY, për një investim në një sipërfaqe 500 hektarë, në zonën e Kepit të Rodonit.

“Shoku, ka fol ky robi me këtë të Gjatin dhe i ka dhënë OK. Do të na orientojë tek një arkitekt, besoj, dhe ulemi flasim tani nga java e par e janarit”, thuhet në bisedën e datës 25 dhjetor 2020.

Prokuroria e Posaçme ende nuk ka arritur të identifikojë bashkëbiseduesin e Vullnet Muçës dhe, mbi të gjitha, nuk ka arritur të identifikojë se cili është “I Gjati” që ka dhënë OK për investimin gjigant në Kepin e Rodonit. Megjithatë, duket qartë që “I Gjati” duhet të jetë një zyrtar i fuqishëm, që ka në dorë të vendosë ose të ndikojë për leje ndërtimi të rëndësishme.

Hetimet e ndryshme të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), sidomos ato për korrupsion, deri më tani, kanë arritur të zbulojnë kryesisht zyrtarë “të shkurtër”, si ish-kryebashkiakët i Durrësit, Vangjush Dako, kolegët e tij Fatos Tushe e Lefter Alla në Fier e Bulqizë apo edhe deri tek më i fundit, Erion Isai (Çuçka), kryetar i Bashkisë së Kolonjës.

Duke qenë se SPAK-u nuk arrin ta ngrejë kokën lart, për të gjetur “të Gjatë” me pushtet, në vijim është një listë e tyre:

Blendi Klosi është i gjatë. Ilir Beqja është gjithashtu i gjatë. Ca nga këta ministrat e rinj janë të gjatë.

A mund të jetë ndonjëri prej këtyre “i Gjati” që kishte në dorë të jepte lejen për investimin e Rrumit tek Kepi i Rodonit?

Apo, për SPAK-un është e mjaftueshme shprehja e kryeministrit Edi Rama se “nuk ka të korruptuar 2 metra të gjatë”?!

Po kush të jetë vallë i gjati në një Shqipëri të kërrusur dhe tê shkurtër??!!!

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’
Artikulli tjetër Rama ndryshon vendimin me të cilin ‘amnistoi’ kullat e oligarkëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.