Një numër i madh i francezëve mbështesin dorëzimin e parakohshëm të pushtetit nga Presidenti Emmanuel Macron, për shkak të krizës politike të thellë që ka kapluar vendin. Kjo mbështetje u pasqyrua në disa sondazhe të opinionit publik të publikuara në median franceze.
Në një sondazh të realizuar nga Toluna-Harris Interactive, 73% e të anketuarve mbështetën një dorëheqje të tillë nga kreu i shtetit. Po ashtu, 76% e të anketuarve e konsiderojnë presidentin si fajtorin kryesor për situatën politike që çoi në dorëheqjen e kryeministrit Sebastien Le Cornouaille. Qytetarët e shohin presidentin si përgjegjës edhe për krizën që rezultoi nga dorëheqjet e krerëve të qeverisë para Le Cornouaille.
Sondazhe të tjera të realizuara nga Instituti Francez i Opinionit Publik (IFOP)pwr mediat vendase treguan rezultate të ngjashme. Përkatësisht, 62%, 51% dhe 70% e të anketuarve mbështetën dorëheqjen e presidentit si opsionin më të mirë për zgjidhjen e krizës politike.
Marrë nga AFP