KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reagon ashpër Serbia pasi Kosova bleu dronë nga Turqia
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Reagon ashpër Serbia pasi Kosova bleu dronë nga Turqia
AktualeFokusKomentPolitikeRajoni

Reagon ashpër Serbia pasi Kosova bleu dronë nga Turqia

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2025 7:33 pm
213 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Autoritetet më të larta të Serbisë,  si ato politike dhe ushtarake reaguan ashpër pasi Kosova  bleu nga Turqia  disa ‘mijëra’ dronë kamikazë lufte të tipit Skydagger. Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) tashmë janë të trajnuar për përdorimin e tyre në rast nevoje. Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, tha se “këta dronë kamikazë, të njohur edhe si FPV të tipit RTF (Ready to Fly) Skydagger, të prokuruar nga ne, janë dronë luftarakë të pajisur me mjete shpërthyese me qëllim goditjen e objektivave lëvizëse dhe statike të armikut”. Sipas tij, me blerjen e këtyre dronëve, Kosova po vazhdon “ta ngrejë dhe shtojë fuqinë goditëse të ushtrisë”.

Vuçiç: Turqia ka shkelur Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga ana e tij reagoi ashpër për blerjen e këtyre dronëve nga Kosova dhe kritikoi Turqinë, duke thënë se “është i tmerruar nga sjellja e këtij vendi” dhe konsideroi se Turqia “e ka shkelur Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”.

“Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe është duke ëndërruar sërish për ringjallje të Perandorisë Osmane. Serbia është shtet i vogël, por ne i kuptojmë synimet e tyre reale”, shkroi Vuçiç në X. Vetëm pak më vonë, nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë thanë se pas dërgimit të dronëve turq në Kosovë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, gjenerali Milan Mojsilloviç, e ka telefonuar komandantin e trupave të NATO-s, KFOR, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, duke shprehur “protestë të ashpër kundër vazhdimit të armatosjes së Kosovës”.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm theksoi se veprime të tilla përbëjnë një sinjal shumë negativ dhe rrezikojnë jo vetëm sigurinë në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Osmani: Vuçiq sulmon paturpësisht Turqinë, vend anëtar i NATO-s

Pas deklaratave të udhëheqësve politikë e ushtarakë të Serbisë, reagoi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  e cila tha se presidenti serb “është duke e sulmuar paturpësisht Turqinë, shtet i cili, si vend anëtar i NATO-s, është duke i ndihmuar Kosovës që ta ruajë paqen”. “Jam krenare që kam punuar ngushtë me presidentin e Turqisë,  Recep Tayyip Erdogan,  i cili ka treguar gjithmonë kujdes të thellë për njerëzit e rajonit tonë dhe ka bërë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Vuçiçi, në anën tjetër, duket se beson që mund ta kërcënojë një shtet të madh të NATO-s, sikurse është Turqia, njësoj sikurse i kërcënon shtetet fqinje. Në vend që të punojë nga afër me vendet anëtare të NATO-s, ai e çon përpara bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin në fushën e mbrojtjes”, shkroi Presidentja Osmani në X.

Presidentja Osmani ka theksuar, se Kosova, siç thotë, “do të vazhdojë t’i forcojë lidhjet me aleatët e NATO-s, duke i modernizuar kapacitetet e mbrojtjes, të bazuara në standarde të NATO-s, aleancë ku synon të anëtarësohet”.

Mijëra dronë luftarakë kamikazë Skydagger vijnë në Kosovë

Kosova pranoi të mërkurën (08.10.2025) disa kontejnerë “me mijëra dronë” luftarakë kamikazë Skydagger, të prodhuar nga kompania turke Baykar. Dronët Skydagger RTF janë dronë “të gatshëm për fluturim”, dronë luftarakë të pajisur me një mjet shpërthyes për përdorim kundër shënjestrave të palëvizshme dhe të lëvizshme. Kosova ka blerë në vitin 2023 edhe një flotë tjetër të dronëve turq Bayraktar.  Në fund të vitit të shkuar, Kosova ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Turqinë për të ndërtuar fabrikën e saj të parë të municioneve. Në shtator, FSK-ja pranoi dronë modeli RQ-20 Puma LE, të blerë edhe nga SHBA-ja, ndërsa më 2024 paraqiti kërkesë po në SHBA për të blerë edhe 200 raketa antitank Javelin, dhe tani është në proces të pagesës.

Vitet e fundit, Kosova e ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes, kurse këtë vit ka arritur shifrën e shpenzimeve për mbrojtjen në 207.8 milionë euro. Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) aktualisht është në proces të transformimit në ushtri, proces ky që filloi në vitin 2018, pas miratimit të ndryshimeve ligjore dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet. SHBA-ja e mbështet transformimin e FSK-së në ushtri, ndërsa NATO ende është kundër dhe këmbëngul që FSK-ja duhet t’u përmbahet detyrave të saj të mëhershme, që janë reagimi ndaj fatkeqësive natyrore ose mbrojtja civile.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ballkani Perendimor – BE: Diskutim i frytshëm në Belfast
Artikulli tjetër Pezullohen zgjedhjet lokale në Tiranë, Kushtetuesja “ngrin” dekretin e Begajt

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.