KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ballkani Perendimor – BE: Diskutim i frytshëm në Belfast
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ballkani Perendimor – BE: Diskutim i frytshëm në Belfast
AktualeAnalizePolitikeRajoni

Ballkani Perendimor – BE: Diskutim i frytshëm në Belfast

Përditësimi i fundit: 9 Tetor, 2025 7:29 pm
235 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në kuadrin e Procesit të Berlinit, nismë ku përfshihen vendet e Ballkanit Perendimor dhe disa shtetete të BE-së si dhe Britania e madhe, u zhvillua takimi i radhës në Belfast në nivelin e ministrave të jashtëm.

Në një prononcim për mediat ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephullidhur me takimin në Belfast vuri në dukje, se “po takohemi këtu sot, dhe kjo mbetet e rëndësishme, për të diskutuar perspektivat e pranimit në BE për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sipas mendimit tim, kemi një dritare mundësie në vitet e ardhshme gjatë mandatit të Komisionit të BE-së dhe Parlamentit të BE-së që duhet të shfrytëzohet. Sepse, nga njëra anë, ka shpresë të madhe në këto shtete të Ballkanit Perëndimor, dhe, nga ana tjetër, ekziston edhe një frikë e madhe se në fund të fundit do të jetë një proces që nuk sjell asnjë rezultat. Dhe kjo është arsyeja pse duhet të jemi konkretë”, theksoi Wadephul.

Procesi i Berlinit si katalizator i nevojshëm

Wadephul vlerësoi, se Procesi i Berlinit ka qenë gjithmonë katalizatori i nevojshëm për këtë. Dhe fakti që po riaktivizohet këtu, është i paçmuar: “Jam jashtëzakonisht mirënjohës që Mbretëria e Bashkuar ka marrë nismën. Dje patëm një diskutim shumë të frytshëm, i cili tregoi gjithashtu se dakordësia është e mundur.”

Sa u përket ritmevenë procesin e antarësimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në BE, ministri Wadephul u tha gazetarëve: “Pranimi i këtyre shteteve nuk mund të ndodhë në një moment në të ardhmen, por duhet të ndodhë në një të ardhme të parashikueshme. Kjo kërkon reforma nga shtetet, të cilat ne duam t’i inkurajojmë që t’i zbatojnë ato. Dhe shpresoj, pas asaj që dëgjova këtu mbrëmë, se me vullnetin e nevojshëm nga të dyja palët, do t’i shohim rezultatet e nevojshme shumë shpejt.”

Britania e Madhe kryesuese e radhës së Procesit të Berlinit

Pikërëndesat e kryesisë britanike të radhës në këtë proces sivjet janë temat e pajtimit, sigurisë, integrimit rajonal dhe migracionit. Më 22 tetor do të pasojë samiti i kryetarëve të shteteve dhe qeverive në Londër.

Që prej vitit 2014 Procesi i Berlinit mbështet bashkëpunimin rajonal ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Krahas Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në këtë format marrin pjesë edhe disa vende të BE-së si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe disa institucione të BE-së.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vijojnë gjobat për protestuesit, Policia: 50 mijë lekë për 31 qytetarë, nën hetim 2

Pallati në Elbasan u dogj dhe u shemb, Policia: Shkak rrjedhja e gazit në banesën e një prej viktimave

‘Plumbi i artë’, SPAK: 302 vite burg për 15 të pandehur

Skandali i mashtrimit 20 miliardë $, që po trondit Turqinë

Ilir Meta denoncon: “Regjistrohen bisedat e mia me avokatin, në burg”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Parlamenti i BE-së jep votëbesimin për Ursula von der Leyen
Artikulli tjetër Reagon ashpër Serbia pasi Kosova bleu dronë nga Turqia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryeministri Rama flet për herë të parë për akuzat e Veliajt
Aktuale Koment Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Kryesore Sociale 5 Nëntor, 2026
Çfarë fshihet pas fluturimit të tre besnikëve të Vuçiçit?
Analize Fokus Opinion Politike Rajoni Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?
Analize Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.