KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2025 7:15 pm
191 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në Gjykatën Administrative të Apelit pritet të zhvillohet një proces gjyqësor, sa interesant, aq edhe i çuditshëm. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjobitur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për “moshlyerje detyrimesh”.

Publiku është njoftuar në mënyrë periodike mbi sekuestrimet që SPAK-u kryen tek pronat e eksponentëve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të cilat gjithnjë theksohet se Prokuroria e Posaçme ka një fokus të veçantë tek veprimtaria financiare e tyre.

Por, duket se edhe vetë institucioni lider në luftën kundër pasurive të paligjshme, ka probleme me menaxhimin financiar.

“Boldnews.al” nuk arriti të zbulojë se cilat janë saktësisht detyrimet e pashlyera të SPAK-ut pranë administratës tatimore. Megjithatë, të dhënat e siguruara deri më tani tregojnë se përplasja mes dy institucioneve ka nisur të paktën një vit e gjysëm më parë.

Drejtoria e Tatimeve Tiranë, në datën 9 Prill 2024, i dërgn Prokurorisë së Posaçme “Njoftim Vlerësimi për Detyrimet Tatimore”.

Prokuroria e Posaçme duket se nuk ka qenë dakord me Aktin e Tatimeve të kryeqytetit dhe ankohet pranë eprorëve të tyre, në Drejtorinë e Përgjithshme. Ky ankim u rrëzua me një vendim të datës 21 Qershor 2024. Pra, mbeti në fuqi vendimi që detyronte SPAK-un të shlyente detyrimet.

Por, Prokuroria e Posaçme sërish nuk ishte dakord me zyrtarët tatimorë dhe dorëzoi një ankim në Gjykatën Administrative.

Sipas të dhënave të siguruara nga “Boldnews.al”, Gjykata Administrative e Apelit e ka regjistruar padinë e SPAK-ut në 6 Tetor 2025 dhe tashmë pritet që së shpejti të thërrasë palët, Tatimet dhe Prokurorinë e Posaçme për të dëgjuar argumentat e tyre dhe në fund të vendosë se cili prej tyre ka të drejtë.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Colpo di grazia, Drejtësisë
Artikulli tjetër Në Tiranë, uji i pijshëm rrjedh vetëm në premtime

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.