KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryebashkiaku i Rrogozhinës fut gjithë fisin në bashki
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kryebashkiaku i Rrogozhinës fut gjithë fisin në bashki
AnalizeFokusKryesorePolitikeSociale

Kryebashkiaku i Rrogozhinës fut gjithë fisin në bashki

Përditësimi i fundit: 11 Tetor, 2025 7:27 pm
157 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Mbjellja e pemëve është një investim i rëndësishëm për mjedisin dhe për cilësinë e jetës. Nisur nga kjo, shumë bashki të vendit e kthyen në PR efikas, shpesh duke përdorur edhe figurat publike. Por në Bashkinë Rrogozhinë duket sikur ky koncept është marrë pak ndryshe, sepse brenda zyrave të saj është rritur një lloj tjetër peme, tepër e veçantë: pema familjare e kryetarit Edison Memolla, i cili ka vendosur në pozicionet kyçe të bashkisë të gjithë familjarët dhe miqtë e afërt të tij.

Thënë shkurt, në Bashkinë Rrogozhinë, në vend të konkursit, mjafton mbiemri dhe miqësia. Por më mirë le t’i listojmë këta personazhe të “pemës Memolla”.

Në postin e këshilltares është emëruar vajza e xhaxhait, Erinda Memolla. E kush më mirë se ajo do ta këshillonte të parin e qytetit?

Por, përtej raportit nepotik, Erinda duket se nuk e ka shumë qejf këtë pozicion, pasi sipas punonjësve ajo nuk shfaqet asnjëherë në këtë bashki — qoftë edhe për një kafe të shkurtër. Por Erinda ka edhe një bashkëshort që quhet Andi Proshka.

Meqë gruaja këshillon, burri çfarë mund të bëjë? Nënkryetar, mendoi kryetari. Ndërkohë, postin e besueshëm të sekretares dhe përgjegjëses së protokollit e zotëron Xhulia Kalemi, e cila është kushërira e kryetarit. Ndërsa vëllait të saj, Renato Kalemi, i është besuar pozicioni i punonjësit të shërbimeve. Në fakt, Renato ka vetëm emrin në listë, pasi as ai nuk paraqitet kurrë në punë. Në postin e magazinierit të Drejtorisë së Shërbimeve është Mariglen Memolla, djali i xhaxhait të kryetarit. Ndërsa kushëririt të dytë, Gëzim Memolla, i është besuar pozicioni i skrepistit.

Postin e drejtorit të Arsimit, Sportit dhe Kulturës ia ka dhuruar Orges Toskut, kunatit të xhaxhait. Në pozicionin e drejtorit të Financës është vendosur Rezart Vogli, i cili bie kushëri me kryetarin. Ndërsa bashkëshortja e tij, Raimonda Vogli, është përgjegjëse në qendrën kulturore të bashkisë. Blerina Methasani Memolla, bashkëshortja e djalit të xhaxhait të kryetarit, është caktuar në pozicionin e përgjegjëses së financës.

Fadil Halitin, djalin e hallës, e ka bërë shofer.

Tani, pas Renatos dhe Erindës, kalojmë tek një tjetër fenomen që nuk paraqitet asnjë ditë të vetme në punë, pavarësisht se paguhet rregullisht nga taksat e qytetarëve të Rrogozhinës.
Ky zotëri quhet Harun Murrani, pensionist dhe njëkohësisht “specialist i shërbimit social” — në letra, pasi Harunin e gjen në një tjetër detyrë, më të rëndësishme se punët e bashkisë: në treg duke shitur fruta e perime.

Lidhur me këtë akuzë, Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, mohoi kushërinjtë e tij, duke thënë se nuk ishte e vërtetë që i kishte të afërm.

Është e qartë: të gjitha postet që përmendëm janë qoka të kryetarit, në rastin më të mirë me konkurse fiktive kur bëhet fjalë për nëpunës civilë, ose aspak në bazë të aftësive individuale për stafin e ngushtë të Memollës.

 

Marrë nga Emisioni “Piranjat” në Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Durrësi në kolaps parkimesh, Bashkia zero investime për vitin 2025
Artikulli tjetër Presidentja Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.