Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një fjalim në parlamentin izraelit ditën e sotme ku dhe lajmëroi lirimin e pengjeve izraelite.
Trump në fjalën e tij e ka quajtur ditën e sotme si një agim historik për një Lindje të Mesme të re.
Presidenti amerikan ka shprehur vlerësimin e tij për kombet arabe dhe udhëheqësit myslimanë që u bashkuan për të ushtruar presion mbi Hamasin, për të liruar pengjet.
Ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se 13 tetori do të shkruhet në histori duke shtuar që presidenti Trump do të jetë përgjithmonë përkrah kombit izraelit.
Netanyahu ka falëndëruar Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e ofruar ndaj Izraelit përgjatë gjithë kohës.
Kryeministri izraelit e ka përshkruar planin e Trump për paqe si hap të rëndësishëm drejt paqes.
Në fund të fjalës së tij, Netanyahu beson që Trump do të ndihmojë që Izraeli t’i normalizojë marrëdhëniet me më shumë shtete arabe.
Marrë nga Dosja.al