KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së! Infrastrukturës, 100 vjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së! Infrastrukturës, 100 vjet
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së! Infrastrukturës, 100 vjet

Përditësimi i fundit: 13 Tetor, 2025 4:40 pm
217 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përballen me sfida për të arritur standardet e Bashkimit Europian në ekonomi, çështjet sociale, qeverisje etj. Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare ka ndërtuar një platformë interaktive që mat konvergjencën në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia).

Të dhënat tregojnë se Shqipërisë i duhen së paku 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së, 53 vite për standardin ekonomik dhe 71 vite për standardet sociale. Për sistemin shëndetësor duhen rreth 39 vite, ndërsa për standardet e mjedisit dhe infrastrukturës më shumë se 100 vite.

Sa i përket kriterit ekonomik, me 53 vite prapambetje, Shqipëria duket se është më e përparuar se disa vende të tjera. Për shembull, Bosnjës i duhen mbi 100 vite për t’u afruar me standardin e BE-së; gjithashtu edhe Kosovës i duhen më shumë se 100 vite. Malit të Zi i duhen 72 vite, Maqedonisë së Veriut 59 vite, ndërsa Serbia është në pozicion më të mirë se Shqipëria me vetëm 35 vite prapambetje.

Në qeverisje, Shqipërisë i duhen 64 vite. Në rajon, për këtë kriter, Kosova është e para me vetëm 26 vite prapambetje dhe Serbia është më keq, me mbi 100 vite prapambetje.

Në kontekstin social, Shqipëria ka 73 vite prapambetje në krahasim me BE-në. Kosova paraqitet më mirë me 19 vite prapambetje, ndërsa Maqedonia e Veriut është më keq, me më shumë se 100 vite prapambetje.

Për infrastrukturën, të gjitha vendet e rajonit kanë prapambetje të njëjtë, me më shumë se 100 vite nga standardi i BE-së. Gjithashtu, prapambetja është e thellë edhe në standardet mjedisore, me më shumë se 100 vite diferencë.

Shqipëria, nga njëra anë, ka shanse më të mira për konvergjencë në krahasim me vende që janë në gjendje më të rëndë; por nga ana tjetër, hendeku me mesataren e BE-së mbetet i madh — 53 vite, sipas modeleve të Converge2EU.

Për të ngushtuar këtë hendek, Shqipëria duhet të fokusohet në politikat që lidhen me mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën teknologjike, ndërkohë që përforcon institucionet dhe qeverisjen. Në rastin e Shqipërisë, përparimi është më i dukshëm në fushën e dixhitalizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës bazë, ku reformat e viteve të fundit kanë sjellë rritje të aksesit në internet dhe të shërbimeve publike online.

Megjithatë, diferenca me BE-në mbetet e thellë në fusha të tjera, si mjedisi — ku ndotja e ajrit dhe menaxhimi i mbetjeve mbeten sfida serioze — dhe arsimi, ku cilësia dhe përputhja e aftësive me tregun e punës janë ende të ulëta. Po ashtu, në mirëqenie sociale dhe të ardhura për frymë, Shqipëria vijon të mbetet prapa.

Projekti Converge2EU, nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, mat se sa afër janë vendet e Ballkanit Perëndimor me standardet e Bashkimit Europian, jo vetëm në kuptimin formal të integrimit, por në mënyrën se si qytetarët jetojnë dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik e social.

Projekti analizon tetë fusha kryesore — ekonominë, mirëqenien sociale, arsimin, shëndetësinë, mjedisin, qeverisjen, digjitalizimin dhe infrastrukturën — duke i krahasuar me mesataren e BE-së. Qëllimi është të tregojë se sa vite do t’u duhen këtyre vendeve për të arritur standardet europiane në secilën fushë dhe cilat politika mund të ndihmojnë për të përshpejtuar procesin e konvergjencës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nga efekti bregdet, çmimet e apartamenteve në Shqipëri u shtrenjtuan 8 herë më shumë, se në BE
Artikulli tjetër Durrësi bën llogaritë me ëndrrën e turizmit gjithëvjetor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.