Fitorja e Kosovës në transfertë ndaj Suedisë ka sjellë pasoja të mëdha për Serbinë në garën drejt Botërorit 2026.
Shanset e Serbisë për të qenë ndër 4 ekipet e Ligës së Kombeve që përfitojnë këtë rrugë kanë rënë në vetëm 0.2%, një rënie drastike që praktikisht i mbyll derën kësaj alternative.
Kjo do të thotë se përfaqësuesja serbe duhet të mbyllë grupin e saj në vendin e dytë në mënyrë që të shkojë në “play off”, diçka që sipas të njëjtit model ka vetëm 21% mundësi të ndodhë.
Në renditjen e fundit të publikuar, ekipe si Spanja, Gjermania, Portugalia, Franca, Anglia, Suedia dhe Rumania janë praktikisht të sigurta për ta përdorur biletën e UNL në rast nevoje, ndërsa Serbia tashmë është jashtë lojës.
Një tjetër “goditje” e fortë për skuadrën serbe, që pas humbjes me Shqipërinë, tani është “dëmtuar” edhe nga fitorja e Kosovës, me shqiptarët që u kthyen në një “makth” të vërtet për serbët në këtë fushatë kualifikuese.
Marrë nga Top Channel