KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Greqi, model me tolerancën zero ndaj evazionit fiskal
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Greqi, model me tolerancën zero ndaj evazionit fiskal
AnalizeFinanceFokusRajoniSociale

Greqi, model me tolerancën zero ndaj evazionit fiskal

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2025 5:21 pm
234 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Strukturat përkatëse të kontrollit janë vënë në veprim, që gjithçka të funksionojë me një tolerancë zero ndaj evazionit fiskal në Greqi. Këtë ekipi i DW-së e përjetoi nga dora e parë duke shoqëruar me kamera gjatë punës një ekip të hetimit tatimor civil në Athinë.

Agjentët civilë të hetimit tatimor në veprim

Penny dhe ekipi i saj duan të zbulojnë, nëse dyqanet në qendër të Athinës paguajnë siç duhet TVSH-në. Penny na thotë, se struktura ka për detyrë të ndihmojmë në rritjen e të ardhurave të shtetit dhe të parandalojmë që në fillim evazionin fiskal.

Një nga hetuesit tatimorë përzihet me klientët e një argjendarie dhe vëzhgon pa rënë në sy arkëtaren, ndërsa Penny dhe kolegu i tyre e presin jashtë. Por asgjë e pazakontë. Edhe klientët kanë një faturë blerjeje.

Disa rrugë më tutje punonjësja e administratës tatimore dhe kolegët e saj gjejnë diçka. Në një restorant ata kontrollojnë tavolinat. Aty duhet të jenë faturat e porosive. Ky është rregulli.

Kamarieri e gjen veten në vështirësi për t`u shpjeguar kur flet me ekipin hetimor tatimor:

Si është puna me këto tri colat?

Kamarieri: Nuk janë printuar ende.

Penny: Mirë na ler të flasim për këto.

Kamarieri: Sigurisht që i kam regjistruar këto pjata, por nuk pata kohë për t’i printuar. Mund ta bëj menjëherë tani. U pengova nga një klient.

Penny: Ky nuk është justifikim. Klientët i kanë ngrënë mezet tashmë.

Aplikacion për qytetarët për të raportuar ankesat

Autoritetet e kanë forcuar mbikëqyrjen jo vetëm përmes hetuesve të fshehtë tatimorë si Penny. Por edhe me një aplikacion, përmes të cilit qytetarët mund të raportojnë faturat e munguara ose të falsifikuara.

Penny e regjistroi tani në mënyrë elektronike shkeljen e restorantit. Kamarieri duhet të nënshkruajë në emër të pronarit, të cilit do ti’i vijë një gjobë prej së paku 500 eurosh. Ai nuk dëshiron të intervistohet.

Hetuesit tatimorë pasi dalin nga lokali veshin jelekët e tyre të shërbimit, sepse pjesa e hetimit në fshehtësi për këtë ditë ka përfunduar. Qoftë me ose pa jelek, Penny thotë se në punën e saj ajo ndihet gjithmonë e sigurt: “E di që vizitat tona nuk janë zbavitje për njerëzit e biznesit. Por varet nga mënyra se si flet me ta. Nëse i trajton me respekt, edhe ata të respektojnë. Për Penny dhe kolegët e saj besimi në etikën tatimore është i mirë. Por kontrolli është më i mirë.

Nga vend problematik në model

15 vjet më parë Greqia ishte në prag të falimentimit shtetëror. Vendi ishte i zhytur në mënyrë të pashpresë në borxhe dhe u desh të shpëtohej nga BE dhe huadhënësit ndërkombëtarë.

Sot Greqia e ka marrë përsëri veten ekonomikisht. Vendi ka mundur të shlyejë një pjesë të borxheve miliardëshe.

Edhe falë agjencisë tatimore të themeluar enkas. Ajo ka mundur të përgjysmojë humbjen e të ardhurave nga TVSH-ja në më pak se dhjetë vjetë.

George Pitsilis, Autoriteti i pavarur për të ardhurat publike thotë se”kjo është një çështje, që shqetëson të gjithë shoqërinë greke. Nëse duam të arrijmë një fitim për të gjithë dhe drejtësi, atëherë duhet të kontribuojmë të gjithë dhe të kërkojmë gjithmonë një faturë, për shembull. Mendoj se mentaliteti i qytetarëve ka ndryshuar vitet e fundit. Ata e kuptojnë se është e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të respektosh ligjet.” Sepse TVSH-ja është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave të shtetit. Në Greqi ajo është 24%, pak mbi mesataren e BE-së.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqipëria me çmime ushqimesh, më të shtrenjta se mesatarja europiane

Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në Arbitrazh, se po ja merr aeroportin, për t’ia dhënë Ron Yeffetit

Angli/ Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis

Formula 1/ Antonelli është i pandalshëm, italiani triumfon në Madrid

Kosova bëhet me Qeveri të re, Kurti rizgjidhet kryeministër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Futboll, kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë, nëse kalon në “play off”
Artikulli tjetër Mbrojtje dhe investime në kufirin lindor të BE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 12 Shtator, 2026
Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 12 Shtator, 2026
Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 12 Shtator, 2026
“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 12 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.