KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pensionet, Rama premton pasaportë europiane, por Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pensionet, Rama premton pasaportë europiane, por Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Pensionet, Rama premton pasaportë europiane, por Shqipëria bën hapa pas në konvergjencën me BE

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2025 7:01 pm
236 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në vitin 2030. Për të arritur standardet e BE në shumicën e fushave duhen dekada, por në disa të tilla, si pensionet Shqipëria po bën hapa pas.

Pensionet mesatare në Shqipëri në raport me mesataren e BE-së po vijnë në ulje përllogarit Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare. Kjo do të thotë se pensionet në BE vitet e fundit janë rritur me ritme më të larta se në Shqipëri duke thelluar më tej hendekun, në vend që të ngushtohej.

Ekspertët e Vjenës përllogarisin se pensioni mesatar në Shqipëri ishte 8% e mesatares europiane në 2022, një diferencë që tregon hendekun e madh social dhe ekonomik që qytetarët shqiptarë përballen në moshën e tretë.

Në fillim të dekadës, në vitin 2010, pensionet shqiptare ishin sa 7.5% të mesatares së BE-së, një nivel shumë i ulët në krahasim me standardet europiane. Gjatë viteve në vijim kishte një rritje e qëndrueshme, duke arritur kulmin në vitin 2018, kur pensionet shqiptare arritën në rreth 9.3% të mesatares së BE-së. Ky ishte momenti më i favorshëm gjatë 2010-2022.

Pas vitit 2018, trendi ndryshoi ndjeshëm, pasi në 2019 – 2020 pensioni mesatar në vendin tonë zbriti sa 7.7% e nivelit të BE-së. Në vitin 2022 ka rimëkëmbje të lehtë duke u ngjitur në 8% të mesatares së BE-së.

Teksa gjatë dekadës së kaluar kishte një rritje te qëndrueshme ndërmjet pensionit mesatar në Shqipëri dhe pensionit mesatar në BE, trendi u kthye ne rënie pas pandemisë.

Ky regres lidhet kryesisht me nivelin e ulët të të ardhurave shtetërore për sistemin e sigurimeve shoqërore, informalitetin e lartë në tregun e punës dhe mungesës së mekanizmave që rrisin pensionet sipas kostos reale të jetesës. Ekspertët bëjnë thirrje se pa reforma të thella strukturore në financimin e pensioneve diferenca me BE do të vazhdojë të thellohet.

Personat mbi 60 vjeç përbenë në 29.2% të popullsisë totale në një janar të këtij viti, nga 15.4% që ishin në vitin 2011.

Teksa popullsia e përgjithshme është në rënie me rreth 15% ndërmjet censeve 2011 dhe 2023, personat në moshë pensioni po rriten, duke shtuar me tej presionin mbi skemën e sigurimeve shoqërore në periudha afatgjata.

INSTAT raportoi se popullsia mbi 60 vjeç arriti ne mbi 691 mijë persona në 1 janar 2025, ose 54 për qind më shumë se në vitin 2011.

Ekspertët e ekonomisë sugjerojnë se përmirësimi i të ardhurave për pensionistët bëhet duke rritur numrin e kontribuuesve në sigurimet shoqërore, përmirësim të administrimit të fondeve të pensionit dhe rritjen e pensioneve me ritmin e pagave mesatar, siç a e kanë bërë disa vende të Rajonit.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria vendi më bujqësor në rajon, por më i prapambeturi në teknologjitë agrare
Artikulli tjetër 4.7 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.