KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë

Përditësimi i fundit: 20 Tetor, 2025 6:23 pm
247 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e gjykatës, por policia thotë se roja i sigurisë nuk u ngrit fare nga karrigia, e lëre më të njoftonte oficerin e policisë në detyrë. Ishte ora 13:42 e datës 6 tetor në qendër të Tiranës, disa metra larg Kuvendit të Shqipërisë.

Pak çaste më vonë, ndërsa gjyqtari Astrit Kalaja po përfundonte së lexuari vendimin e tij në një çështje pronësie, Shkambi, një nga palët në proces, dyshohet se e qëlloi dhe e vrau nga një distancë prej rreth pesë metrash.

Vetëm dy vite më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte kërkuar masa shtesë sigurie, sipas korrespondencës ndërmjet policisë dhe Këshillit të parë nga BIRN. Shefi i policisë në atë kohë kishte thënë se kjo ishte “e pamundur” për shkak të kapaciteteve të kufizuara.

Policia i tha BIRN se për momentin nuk ka asgjë për të thënë lidhur me masat shtesë të sigurisë pas vrasjes së Kalasë, i cili kishte 33 vite që shërbente si gjyqtar.

Në prill të vitit 2010, qeveria e atëhershme kufizoi sigurinë në gjykata në vetëm një oficer policie gjatë orarit zyrtar, ndërsa pas orarit përgjegjësia iu kalua të ashtuquajturës “Illyrian Guard”, një kompani sigurie nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Roja e sigurisë në detyrë në Gjykatën e Apelit të Tiranës në momentin e vrasjes ishte punësuar nga vetë gjykata dhe duhej të njoftonte policinë nëse detektori i metaleve sinjalizonte diçka të dyshimtë.

Gjyqtarët thonë se kjo është thjesht e pamjaftueshme dhe kërkojnë më shumë masa.

“Shumica e gjykatave në Republikën e Shqipërisë kanë një nivel sigurie që kufizohet me të papranueshmen, duke mos ofruar praktikisht asnjë garanci për jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve, punonjësve të tjerë të administratës gjyqësore, si dhe përdoruesve të shërbimeve gjyqësore, si prokurorë, avokatë dhe palë gjyqësore”, tha Engert Pëllumbi, nënkryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve dhe gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Duke iu referuar përdorimit të ambienteve të vjetruara të ndërtuara gjatë periudhës komuniste para vitit 1990, Pëllumbi tha për BIRN: “Në shumë gjykata mungojnë detektorët e metaleve dhe skanerët, ose nuk funksionojnë, për të mos përmendur mungesën e burimeve njerëzore në këtë drejtim.”

Sa i përket infrastrukturës së sigurisë, situata është “disi më e mirë” në godinat më të reja të gjykatave, tha ai, por në ndërtesat e periudhës komuniste “siguria është zero.”

“Kjo duhet të rregullohet”

Shkambi u arrestua si i dyshuar për vrasjen e një zyrtari publik; xhaxhai i tij, i cili kishte mbërritur bashkë me të, u arrestua gjithashtu si bashkëpunëtor i dyshuar.

Vetëm një javë më vonë, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela mbajti raportin vjetor para Kuvendit dhe theksoi nevojën për rritjen e masave të sigurisë.

“Ngjarja e rëndë që ndodhi na bëri të rimendojmë të gjitha masat e sigurisë në institucione”, tha Çela. “Sigurisht, kushtet në gjykata nuk janë optimale; ato duhen përmirësuar.”

Ai tha se prokurorët janë ankuar për performancën e “Illyrian Guard”, duke u thënë deputetëve: “Kjo është diçka që duhet të rregullohet. Prania e Policisë së Shtetit në gjykata dhe në prokurori është thelbësore.”

Katër ditë pas vrasjes, Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh dhe deklaroi se do të vlerësonte kushtet ekzistuese të sigurisë në gjykata dhe se do të propozon­te përmirësime.

Gerd Hoxha, gjyqtar në Gjykatën e Tiranës dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, përsëriti shqetësimet e Pëllumbit.

“Dështimi i shtetit për të garantuar kushtet minimale të sigurisë dhe punës në gjykata haset çdo ditë nga ne, gjyqtarët e Republikës, por edhe nga të gjithë përdoruesit e gjykatave dhe prokurorive”, tha Hoxha për BIRN.

“Mungesa e godinave të përshtatshme, veçanërisht për gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm në kryeqytet, është një situatë që na ka tallur për dekada; gjykatat, të cilat për dekada kanë funksionuar në ambiente që dikur janë përdorur si konvikte apo qendra trajnimi për kafshë policie, ose në godina pa asnjë lidhje me sistemin gjyqësor, janë sot vendi i punës për më shumë se 100 gjyqtarë, qindra sekretarë gjyqësorë dhe punonjës të tjerë.”

Joana Qeleshi, avokate dhe kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë të Shqipërisë, tha se gjykatat kanë nevojë për teknologji të avancuar sigurie dhe protokolle më të rrepta.

“Niveli i sigurisë në gjykatat shqiptare, me përjashtim të GJKKO-së (Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), ka qenë pothuajse i joekzistent prej vitesh”, tha Qeleshi për BIRN.

“Infrastruktura e vjetruar dhe e papërshtatshme e shumicës së gjykatave në vend, mungesa e pajisjeve të duhura, e procedurave të unifikuara të sigurisë dhe e personelit të trajnuar për këtë qëllim, janë problemet kryesore që lidhen me sigurinë.”

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ja si kanë dalë komunat shqiptare
Artikulli tjetër Pse Belgjika po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një burgu në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.