KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Akuza të ndërsjella Kosovë-Serbi, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Akuza të ndërsjella Kosovë-Serbi, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Akuza të ndërsjella Kosovë-Serbi, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Përditësimi i fundit: 22 Tetor, 2025 4:55 pm
242 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ministrat e Jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, Donika Gërvalla dhe Marko Gjuriq, këmbyen akuza të ndërsjella në një sesion të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Misionin në Kosovë, UNMIK. Në këtë mbledhje, nga ministrja Gërvalla dhe përfaqësuesi amerikan në OKB, u kërkua që misioni i UNMIK-ut të mbyllet, sepse sipas përfaqësuesit amerikan, në Kosovë nuk ka kërcënime për sigurinë.

Raporti gjashtëmujor i UNMIK-ut, që mbulon periudhën nga 16 marsi deri më 15 shtator, u paraqit në këtë seancë nga zëvendëspërfaqësuesi special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin. Në raport, iu bë thirrje institucioneve kompetente në Beograd dhe në Prishtinë t’i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë në veri të Kosovës më 2023, ku një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një oficer. Kosova ka ngritur aktakuzë ndaj pjesëmarrësve të sulmit në Banjskë, ndërsa Serbia jo, ndonëse shumica prej tyre strehohen në Serbi, përfshirë edhe Milan Radojçiq, i cili mori publikisht përgjegjësinë për sulmin.

Raporti i UNMIK me vlerësime pozitive, por edhe shqetësime

Zëvendëspërfaqësuesi special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, në raport përmendi si shembuj pozitivë mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, si dhe dy takime ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Shin përsëriti shqetësimet e UNMIK-ut dhe partnerëve ndërkombëtarë në lidhje me mbylljen nga Prishtina zyrtare të institucioneve paralele serbe në komunat në veri. “Është thelbësore që autoritetet në Prishtinë të përfshijnë sinqerisht të gjitha komunitetet e prekura përpara se të zbatojnë vendime që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, si dhe të kërkojnë alternativa të vlefshme për të shmangur ose zvogëluar efektet negative”, tha Shin.

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nga ana e saj, vlerësoi se raporti i UNMIK-ut është “i anshëm dhe i paplotë” dhe se “nuk përmban fakte themelore”. Sipas saj, “në Kosovë u mbajtën zgjedhje parlamentare dhe lokale dhe u vlerësuan nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si të lira dhe të ndershme”. “Kosova është një demokraci e pastër perëndimore në Ballkanin Perëndimor, me angazhimin më të fortë pro-NATO dhe pro-BE në botë”, theksoi ministrja Gërvalla.

Akuza ndaj Serbisë

“Çdo ditë, po shohim një makinë propagande nën kontrollin e Aleksandar Vuçiq, e cila po helmon sistematikisht shoqërinë serbe dhe po e përgatit publikun për agresion kundër vendit tonë”, tha Gërvalla duke shtuar se Prishtina mbetet e përkushtuar ndaj dialogut.

“Serbia tregoi se ishte e gatshme për luftë dhe se njeriu që mori përgjegjësinë për sulmin, Milan Radojçiq, ishte krahu i djathtë i Vuçiqit.” Sipas Gërvallës, “komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi regjimin në Serbi. Nëse nuk ka pasoja, ata do ta përshkallëzojnë situatën edhe më tej”, përfundoi ajo.

Qëndrimi i Serbisë: Kurti po bën “spastrim të qetë etnik”

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq, tha se Serbia e sheh raportin e UNMIK-ut si “të balancuar dhe realist”, ndërsa vlerësoi se “të drejtat e njeriut të serbëve në Kosovë po përkeqësohen sistematikisht” dhe se numri i “incidenteve me motive etnike është rritur”. “Nga koha kur Albin Kurti erdhi në pushtet, janë regjistruar 37 incidente kundër anëtarëve të komunitetit serb. Ky mohim sistematik i të drejtave nuk është vetëm një tragjedi serbe, por një dështim moral për të vepruar”, tha Gjuriq, duke akuzuar Kurtin për, siç thotë ai, “spastrim të qetë etnik”.

“Regjimi i Albin Kurtit ka mbyllur 128 institucione jetësore në zonat ku jetojnë shumica serbe, institucione arsimore dhe shëndetësore, si dhe institucione të mirëqenies sociale, madje edhe zyrën e Kryqit të Kuq”, tha Marko Gjuriq.

BE kërkon uljen e tensioneve

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Stavros Lambrinidis, theksoi se Brukseli mbetet i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. “Kosova dhe Serbia, në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in, duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ulur tensionet, për t’u përmbajtur nga lëvizjet e njëanshme dhe provokuese që do të çonin në rritje të tensioneve dhe dhunës”, përfundoi Lambrinidis. Edhe përfaqësuesi i SHBA-së u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet, të përmbahen nga masat që do të çonin në përshkallëzim dhe të rikthehen në dialog.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimi Saharov u jepet gazetarëve në Bjellorusi dhe Gjeorgji
Artikulli tjetër Itali, qeveria njofton rritje të taksave për qiratë afatshkurtra të pronave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.