Të dielën rikthehet ora dimërore. Ndryshimi do të bëhet në orët e para të mëngjesit kur akrepat do të kthehen një orë pas, pra nga ora 03:00 në 02:00.
Ndryshimi i orës aplikohet në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe në shumë vende të tjera të rajonit, me qëllim shfrytëzimin më efikas të dritës natyrore dhe kursimin e energjisë elektrike.
Por, pavarësisht se duket si një ndryshim I thjeshtë, shoqërohet me ndikime të shumta sociale, por edhe ekonomike. Sociologia Doralda Tanellari jep detaje se si ndikon ky proces.
Por cilat janë kategoritë që e përjetojnë më shumë këtë fenomen?
Vitet e fundit ka pasur diskutime për heqjen e këtij ndryshimi sezonal, së fundmi qeveria spanjolle njoftoi se do ti propozojë Bashkimit Evropian anulimin e ndërrimit të orës dhe kalimin përfundimisht në orën dimërore, praktikë që sipas autoriteteve konsiderohet e vjetruar.
Marrë nga Scantv.al