KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Belinda Balluku nën hetim nga SPAK
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Belinda Balluku nën hetim nga SPAK
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesorePolitike

Belinda Balluku nën hetim nga SPAK

Përditësimi i fundit: 24 Tetor, 2025 4:57 pm
243 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është regjistruar si person nën hetim nga SPAK.

Prokuroria Speciale ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëetorëve të ngushtë të ministres së Infrastrukturës.

Asaj i është komunikuar që të paraqitet në SPAK ditën e hënë e shoqëruar nga një avokat. Ndaj Ballukut ka disa kallëzime penale, më i fundit ai për Tunelin e Llogarasë, ku kostoja dyshohet se është rritur dhjetëra milionë euro, ndërsa nuk dihet ende nëse hetimi ka të bëjë edhe me çështjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës.

Më parë, kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi deklaraoi se prokurorit Dritan Prençi, që ka thirrur Ballukun në SPAK po i bëhet presion i jashtëzakonshëm nga segmente brenda SPAK-ut, nga media dhe nga kryeministri Rama ndërsa dha alarmin se kreu i SPAK-ut Altin Dumani ishte protektori i Ballukut brenda SPAK-ut.

Balluku u emërua ministre e Infrastrukturës në janar 2019 ndërsa zv.kryeministre në korrik 2022.

Disa nga vartësit e zv.kryeministres janë të arrestuar ose nën hetim. Ish-drejtori I ARRSH-së Evis Berberi është i burgosur. Ai u arrestua në mars 2024 me urdhër të SPAK, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në lidhje me përfitimin e fondeve publike përmes skemave me kompani private. Ai u mor i pandehur së bashku me dy bashkëpunëtorë të tij (Valter Begaj dhe Ervis Lami) dhe 18 anëtarë të komisioneve të prokurimit publik.

Disa zyrtarë të ARRSH-së janë çuar në gjyq lidhur me tenderin e Unazës së Madhe.

Balluku u akuzua publikisht nga paraardhësi i saj Arben Ahmetaj, i cili në një intervistë në media tha se zv.kryeministrja shtoi artificialisht vlerën e Tunelit të Llogarasë që u fitua nga një konsorcium kompanish turke, duke shkuarë nga 140 milionë euro në 190 milionë euro.

Hashtag raportoi se në shtator 2022, një kompani turke, pjesë e konsorciumit që fitoi koncesionin e aeroportit të Vlorës, shiti aksionet e saj te kompania MABCO e Behgjet Pacollit. Megjithatë kontrata u nënshkrua në dhjetor 2022, periudhë kur është bërë pagesa e fundit për Tunelin e Llogarasë.

Tre muaj më pas, kompania koncesionare e aeroportit VIA është paraqitur në BKT dhe ka siguruar një kredi prej rreth 50 milionë eurosh.

 

Marrë nga Hashtag.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Të dielën akrepat kthehen një orë pas
Artikulli tjetër Korrupsion në zgjedhjet e 11 majit, SPAK çon për gjykim kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.