KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosto “marramëndëse” jetese, familjet me fëmijë rritje rekord shpenzimesh
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosto “marramëndëse” jetese, familjet me fëmijë rritje rekord shpenzimesh
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Kosto “marramëndëse” jetese, familjet me fëmijë rritje rekord shpenzimesh

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2025 6:48 pm
209 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.

Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.

Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.

Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.

Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.

Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit.

Rritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.

Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.

Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.

Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.

Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësir.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Iluzioni se milionerët e botës mezi po presin të shpërngulen në Shqipëri

I gjithë shteti në duart e miqve të dyshimtë të Edi Ramës

Nga bektashinjtë te Manastiri i Deçanit: a po testohet në Ballkan një model i ri i entiteteve fetaro-territoriale?

Persona civilë po ndalojnë protestuesit në Tiranë

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tiranë, e reja indoneziane lind foshnjën dhe e braktis në banesë
Artikulli tjetër Kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kthimi në hije i resortit në Zvërnec
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
SPAK: Balluku mori rryshfet nga Arbër Abazi, një vilë
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Politike Zhvillim 10 Shtator, 2026
Si planifikon Rama të hipotekohet Shqipëria nxitimthi me një procedurë të re?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 10 Shtator, 2026
Vangjel Tavo promovon “bekimin” e priftit në shkollë
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.