KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

Përditësimi i fundit: 29 Tetor, 2025 6:52 pm
185 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Nëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëherë të dhënat e fundit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor tregojnë se shumë institucione arsimore në Shqipëri vijojnë të përballen me probleme elementare higjieno-sanitare.

Gjatë vitit 2024, trupat inspektuese të ISHSH kanë zhvilluar 12,365 inspektime dhe 765 riinspektime në të gjithë vendin, duke kontrolluar shkolla, institucione parashkollore, universitete, ambiente akomodimi dhe shërbimi, qendra shëndetësore, institucione të përkujdesjes sociale, subjekte farmaceutike, si dhe biznese që ofrojnë shërbime estetike e berberësh.

Objektivi i këtyre inspektimeve ka qenë garantimi i kushteve të duhura higjieno-sanitare dhe sigurimi i shërbimeve të cilësisë për qytetarët, veçanërisht në mjediset ku rreziku për shëndetin publik është më i lartë.

ISHSH e ka përqendruar vëmendjen në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm, krijimin e kushteve optimale të mësimit dhe çlodhjes në institucionet arsimore, si dhe kontrollin e standardeve higjienike në vendet e punës.

Një peshë të konsiderueshme në totalin e inspektimeve e zënë institucionet e arsimit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë kryer 4,033 inspektime dhe riinspektime në shkolla, çerdhe, kopshte, universitete dhe konvikte, me qëllim sigurimin e zbatimit të legjislacionit për kushtet shëndetësore të mësimit dhe jetesës së nxënësve. Nga këto, 3,944 ishin inspektime të rregullta, ndërsa 89 riinspektime.

Sipas të dhënave të ISHSH, Qarku i Tiranës mban numrin më të lartë të kontrolleve (701 gjithsej), ndjekur nga Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Por përtej shifrave, gjetjet ngrenë shqetësime të njohura, por ende të pazgjidhura: shumë shkolla kanë ndërtesa të amortizuara, prani lagështie në klasa dhe korridore, tualete në gjendje të rënduar, si dhe mungesë furnizimi me ujë të rrjedhshëm apo të ngrohtë.

Në disa raste, institucionet nuk dispononin dokumentacionin e detyrueshëm higjieno-sanitar as për ambientet, as për personelin, ndërsa në çerdhe dhe kopshte janë konstatuar mangësi në dosjet e fëmijëve, përfshirë mungesën e vërtetimeve të vaksinimit dhe analizave periodike.

Në total, gjatë vitit 2024 janë vendosur 7 masa administrative me gjobë, 6 vendime për mbyllje provizore dhe 439 paralajmërime, duke reflektuar një numër të konsiderueshëm rastesh ku standardet nuk janë respektuar.

Raporti i ISHSH tregon se, pavarësisht ndërgjegjësimit më të lartë për çështjet e higjienës dhe kontrollit sanitar, infrastruktura arsimore dhe kujdesi për ambientet ku qëndrojnë fëmijët vijojnë të mbeten një ndër hallkat më të dobëta të sistemit publik.

Dhe ndërsa inspektimet vazhdojnë, gjetjet e tyre dëshmojnë se për shumë institucione, standardet shëndetësore mbeten më shumë një detyrim formal sesa një praktikë e konsoliduar.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri

Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri

15-29 vjeçarët përballen me krizë në tregun e punës

Kompania “Kredo” aplikon në Shqipëri interes, dy herë më të lartë se vendet e tjera

Stuhi të forta godasin Italinë, dy të vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosto “marramëndëse” jetese, familjet me fëmijë rritje rekord shpenzimesh
Artikulli tjetër Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Si po zgjerohet mafia shqiptare në Amerikën Latine?
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ulje drastike e azilkërkuesve në Europë
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Kinezët refuzojnë t’i paguajnë, banorët e Marinzës ngujohen në zyrat e Bankers
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Ministria për Pushtetin Vendor do të bashkohet me Ministrinë e Brendshme
Aktuale Fokus Kryesore Politike 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.