KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës
AnalizeFokusKryesorePolitikeSociale

Pabarazia territoriale dhe përfaqësimi në Këshillin Bashkiak të Shkodrës

Përditësimi i fundit: 1 Nëntor, 2025 11:08 am
210 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në trajtimin e çështjes së përfaqësimit vendor dhe funksionimit real të Këshillave Bashkiakë, një rast domethënës për analizë është ai i Bashkisë së Shkodrës, një bashki me territor të gjerë dhe me sfida të shumta zhvillimi e përfaqësimi. Si anëtar i Këshillit Bashkiak, më është drejtuar shpesh pyetja: a janë të përfaqësuara realisht të gjitha njësitë administrative në këtë Këshill dhe a funksionon ky institucion sipas rolit që i jep ligji? Përgjigjja nuk është e thjeshtë dhe vlen të shtjellohet me kujdes.

Përfaqësim i pjesshëm, jo funksional

Në mënyrë të përgjithshme, një pjesë e mirë e njësive administrative janë të përfshira në përbërjen e Këshillit, por kjo ndodh më tepër në aspektin e origjinës së kandidatëve sesa në funksion përfaqësues të mirëfilltë.

Shumica e këshilltarëve jetojnë dhe punojnë në qytetin e Shkodrës, ndërsa lidhja me zonën që pretendojnë të përfaqësojnë është shpesh formale dhe e largët. Kjo e dobëson përfaqësimin real të komuniteteve përkatëse sepse mungon njohja e thelluar me problematikat specifike dhe komunikimi i përditshëm me banorët. Rrjedhimisht, këshilltari nuk funksionon si një zë aktiv i territorit që përfaqëson, por më tepër si pjesë e një strukture politike të centralizuar.

Logjika partiake mbizotëron në vendimmarrje

Një sfidë tjetër është mënyra si funksionon vendimmarrja në Këshillin Bashkiak, e cila zakonisht ndjek linjat partiake.

Këshilltarët votojnë në bllok dhe shumë rrallë ndodhin devijime nga qëndrimi i grupit politik. Në këtë mënyrë, këshilltari shihet më shumë si delegat i partisë që e ka propozuar sesa si përfaqësues i qytetarëve apo i zonës nga vjen. E kam theksuar edhe në mbledhje të Këshillit: kjo mënyrë funksionimi ka zhvlerësuar ndjeshëm rolin e këshilltarit dhe e ka zhvendosur theksin nga nevojat konkrete të komunitetit drejt një loje politike të centralizuar që përqendrohet në votimin e propozimeve të kryetarit të bashkisë, shpesh pa debat të thelluar. Për pasojë, gjithnjë e më pak zëra me peshë në komunitet janë të gatshëm të angazhohen në këtë rol. E kjo është një humbje për shoqërinë vendore dhe për vetë demokracinë lokale.

Një administratë pa kapacitet real për të gjithë territorin

Nga pikëpamja e shërbimeve, Bashkia e Shkodrës përballet me një sfidë të madhe në mbulimin e gjithë territorit të saj të zgjeruar. Ndërsa qyteti i Shkodrës përfiton disi më shumë vëmendje për shkak të qëndrimit të institucioneve, njësitë administrative përreth, nga Velipoja deri në Theth, shpesh trajtohen me një qasje dytësore.

Kjo mungesë ekuilibri nuk është fenomen i ri. Edhe përpara reformës territoriale, dallimet mes qytetit dhe fshatit kanë qenë të ndjeshme. Por sot, me një territor më të gjerë dhe me më pak burime, situata është përkeqësuar. Nuk ka ndodhur ende një decentralizim real, veçanërisht në aspektin fiskal. Kjo do të thotë që njësitë administrative nuk kanë kapacitete të veta as në vendimmarrje, as në financim dhe varen plotësisht nga qendra. Administrata bashkiake aktualisht nuk ka kapacitetin, as njerëzor e as financiar, për të garantuar shërbime të barabarta në të gjithë territorin.

Diferencat janë lehtësisht të dallueshme: infrastruktura arsimore në zonat rurale është shpesh në gjendje të amortizuar, rrugët janë problematike dhe ndriçimi publik ose mungon, ose është i pamjaftueshëm. Thuajse në të gjitha njësitë administrative mungojnë plotësisht mjedise për të rinjtë. Nuk ka qendra rinore, biblioteka funksionale apo ambiente ku rinia të mund të zhvillojë aktivitete kulturore, sociale apo edukative. Ky boshllëk e bën edhe më të fortë prirjen për shpërngulje dhe boshatisje të zonave rurale.

Rreziku i zbrazjes së periferive

Pabarazia në qasje dhe shërbime ka përshpejtuar edhe një tjetër fenomen shqetësues: braktisjen e njësive administrative nga banorët.

Pa shërbime publike, pa infrastrukturë funksionale, pa përfaqësim real në vendimmarrje, shumë komunitete ndihen të lëna pas dore dhe nuk shohin asnjë arsye për të qëndruar.

Në një bashki si Shkodra, ku pabarazia mes qytetit dhe zonave përreth ka qenë gjithmonë e ndjeshme, përshpejtimi i boshatisjes së njësive administrative është tashmë një fenomen i rrezikshëm që kërkon trajtim urgjent.

Mungesa e investimeve, shërbimeve dhe përfaqësimit të denjë po e thellon më tej këtë hendek, duke i lënë komunitetet jashtë qendrës gjithnjë e më të izoluara dhe të pa-përfshira në zhvillim.

Për një përfaqësim të riformatuar

Në këtë kuadër, besoj se është thelbësore të rishikohet roli dhe struktura e përfaqësimit vendor. Këshilltari bashkiak nuk duhet të jetë zgjatim i një partie politike, por përfaqësues i një komuniteti konkret, me përgjegjësi për të ngritur problemet e zonës, për të ndjekur zgjidhjet dhe për të kontribuar në planifikimin strategjik të territorit.

Vetëm duke rritur transparencën, ndarjen e kompetencave dhe fuqizimin e njësive vendore mund të rikthejmë besimin e qytetarëve dhe të ngadalësojmë procesin dramatik të zbrazjes. Ndryshe, rrezikojmë të kemi Këshilla Bashkiakë pa komunitete që të përfaqësojnë dhe administrata që qeverisin boshllëk.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tirana ndan rrugët me Roberto Bordin
Artikulli tjetër Peshëngritje, Enkileda Carja i dhuron Shqipërisë 3 medalje të arta europiane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.