KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe
AnalizeFinanceKryesorePolitikeZhvillim

Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2025 12:50 pm
220 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Është depozituar ne Kuvend projektligji më i rëndësishëm i vendit për vitin 2026.

I konsideruar si buxheti më i madh në histori, vitin e ardhshëm do të kap vlerën e 886 miliardë lekëve ose 8.9 miliardë eurove. Këto pra do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për duke nisur nga shëndetësia mbrojtja sociale përfshirë këtu pensionet dhe ndihmën ekonomike, infrastruktura, arsim e bujqësi, drejtësi dhe mbrojtje në kuadër të detyrimeve ndaj NATO-s.

Shpenzimet pritet të rriten në këtë vit të ardhshëm me 6.7% krahasuar me aktin normative të fundit. Ndërsa nga ana tjetër të ardhurat planifikohen të arrijnë në 823 miliardë lekë ose 8.2 miliardë euro apo 6.8% më shumë.

Ndalur sipas institucioneve Ministria e Shëndetësisë merr edhe pjesën më të madhe të buxhetit në 82.5 miliardë lekë ose 820 milionë euro. Një fokus të veçantë në buxhet kanë politikat sociale. Qeveria parashikon 100 milionë euro për rritjen e pensioneve sipas skemës së re, ndërsa 135 milionë euro do të shkojnë për rimbursimin e medikamenteve.

Institucioni i dytë që parashikohen më shumë shpenzime është Ministria e Infrastrukturës me 772 milionë euro. Në këtë ritëm vijon dhe ministria e arsimit, buxheti i të cilës është rritur në 620 milionë euro. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes do të ketë një buxhet 589 milionë euro. Ministria e Bujqësisë do të marrë 14 milionë euro më shumë duke arritur në një buxhet 162 milionë euro për 2026. .(grafik)

Në projektbuxhetin për vitin 2026, investimet publike janë planifikuar të arrijnë në 179.6 miliardë lekë apo 1.8 miliardë euro, duke përfaqësuar 6.5% të PBB-së.

“Përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 5 miliardë lekë dhe 6.8 miliardë lekë financime të pritshme mbi bazë projektesh nga Plani i Rritjes me BE). NË planifikimin e investimeve për vitin 2026 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm dhe do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim.”

Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie krahasuar me vitin paraardhës.  Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 120 milionë euro nga 139 milionë euro në 2025.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mban peshën më të madhe të fondeve për këto kontrata, ndërsa rruga e Arbrit është koncesioni me vlerën më të lartë të financimit në vend.

Sa i përket pushtetit vendor granti nga buxheti i shtetit për 61 njësitë do të arrijë në 473 milionë euro nga 431 në 2025.

Ky projektbuxhet 2026 është shoqëruar gjithashtu dhe me paketën fiskale e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale 1 janar 2026 në 50 mijë lek dhe në të njëjtën masë edhe paga maksimale. Ndërsa pagat në administratë pritet të indeksohen me 2.5%.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë

Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore

More, po ne ku dreqin jetojmë?

Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Makina merr para turmën e këmbësorëve në Francë, plagosen 10 persona
Artikulli tjetër Aksident tragjik ajror në Kentucky, 7 numri i viktimave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Pyjet dhe kullotat mbulojnë 60% të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Rama ndërron mendje: AKSHI, një eksperiencë e keqe
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi
Kryesore Opinion Politike Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.