KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Aksident tragjik ajror në Kentucky, 7 numri i viktimave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Aksident tragjik ajror në Kentucky, 7 numri i viktimave
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Aksident tragjik ajror në Kentucky, 7 numri i viktimave

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2025 12:52 pm
126 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një aksident ajror tragjik ka tronditur SHBA-në mbrëmjen e së martës, pasi një avion ngarkesash i kompanisë UPS shpërtheu në flakë gjatë ngritjes në aeroportin ndërkombëtar të Louisville, në shtetin e Kentucky-t.

Fillimisht, autoritetet konfirmuan tre viktima dhe 11 të plagosur, por më vonë Guvernatori Andy Beshear njoftoi se bilanci është rënduar, me të paktën shtatë persona të vdekur dhe paralajmëroi se numri mund të rritet më tej.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin dramatik kur avioni përfshihet nga flakët gjatë ngritjes, me zjarr që del nga motori i majtë dhe më pas një shpërthim i fuqishëm që ndriçon qiellin e natës. Në video shihet qartë se avioni tenton të ngrihet, por më pas kthehet në një top zjarri dhe përplaset në tokë, duke krijuar një re gjigante tymi.

Sipas autoriteteve, avioni i tipit McDonnell Douglas MD-11, që transportonte rreth 150 mijë litra karburant, u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit, duke shkatërruar dy biznese — një uzinë riciklimi nafte dhe një oborr pjesësh makinash. Raportohet se dy punonjës të këtyre ndërmarrjeve janë ende të zhdukur.

Zjarrfikësit dhe policia janë angazhuar me dhjetëra mjete për të shuar flakët dhe për të ndihmuar ekipet e kërkim-shpëtimit. Për shkak të rrezikut të shpërthimeve të tjera, është shpallur urdhër qëndrimi në shtëpi për një rreze prej pesë miljesh rreth vendngjarjes.

Guvernatori Beshear i bëri thirrje qytetarëve të mos i afrohen zonës, duke paralajmëruar se “ende mund të ketë persona që presin ndihmë dhe substanca të rrezikshme që mund të shpërthejnë.”

Aeroporti ndërkombëtar Louisville (Muhammad Ali International) është mbyllur përkohësisht, ndërsa UPS konfirmoi se fluturimi 2976, me destinacion Honolulu, Hawaii, kishte tre anëtarë ekuipazhi në bord. Kompania tha se po bashkëpunon me autoritetet dhe se Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ngjarja ka tronditur qytetin e Louisville, ku UPS është punëdhënësi më i madh, me mbi 20 mijë të punësuar, ndërsa pamjet e aksidentit — të cilat po qarkullojnë gjerësisht në internet — janë cilësuar nga mediat amerikane si “të frikshme dhe të paprecedenta.”

 

Marrë nga Associated Press

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për të dytën ditë

Plazh dhe turizëm i lirë dentar/ Oferta dyfishe e Shqipërisë që po josh europianët

Produktiviteti i punës/ Shqiptarët të fundit në rajon

Kritikët kundërshtojnë Paketën e Maleve

Ambientalistët i kërkojnë Kuvendit të zhbëjë ndryshimet në ligjin për Zonat e Mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Buxheti i 2026, shpenzimet rriten me 6.7%, Shëndetësia dhe Infrastruktura marrin pjesën më të madhe
Artikulli tjetër Çfarë do të ndodhë me Nju Jorkun pas fitores së Mamdanit?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pas 100 ditësh, “Revolucioni i Flamingove” përballet me sfidën e së ardhmes
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Dy sekserë nga Prishtina në skemën e qeverisë për kamerat “Smart City”
Analize HI-Tech Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 9 Shtator, 2026
Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Polici në Sarandë merret peng brenda Komisariatit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.