KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndryshojnë taksat, shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndryshojnë taksat, shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë
AktualeAnalizeFinanceKryesoreSociale

Ndryshojnë taksat, shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë

Përditësimi i fundit: 8 Nëntor, 2025 7:41 pm
217 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Paketa fiskale ose thënë ndryshe grupi i ndryshimeve tatimore që qeveria ka propozuar për të shoqëruar projektbuxhetin e vitit 2026, përfshin falje të detyrimeve tatimore si dhe një sërë rikthimesh tatimesh, në disa raste edhe rritje të tyre.

Paqja fiskale do të jetë edhe një ndër risitë e kësaj pakete e cila do të falë detyrimet dhe gjobat e vjetra 10-vjecare deri në vitin 2014 ndërsa për vitet e tjera lehtësi me kushte.

Në këtë linjë lehtësuese paketa fiskale vijon edhe për fermerët me një shtysë të drejtpërdrejtë, pasi kompensimi i TVSH-së rritet në 10% të vlerës së faturave të shitjes, për të nxitur formalizimin dhe rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas. Ndërsa në sektorin e pasurive të paluajtshme për rivlerësimin është propozuar një zbritje e tatimit nga 15% në 5%.

Edhe prindërit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një masë sociale e drejtpërdrejtë. Më konkretisht nga tatimi mbi të ardhurat personale do të zbritet 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën 18 vjeç.

 “Qeveria kur bën hartimin e paketës ka patur parasysh diku disa sektorë inkurajim pozitiv si subvencion por dhe ne ato pjesë ku ul tatimet për të invalvuar ose ngre për të dekurajuar të cilat nuk kanë impakt pozitiv.  Ndërsa për paqen fiskale me këtë duhet të kemi parasysh se është vij e hollë që e ndanë sa janë të rregullta. Në tërësinë duhet parë nga kuadri kushtetues sesa legale është se ka sensitivitet të lartë dhe ekonomia deformohet padashje”, tha Gjergj Tafa, ekspert fiskal.

Nga ana tjetër rritje të tatimit do të pësojnë disa sektorë. Kryesisht ai i teknologjisë do të largohet nga skema lehtësuese. Nga 5%, tatim-fitimi për IT kthehet në 15%.

Po ashtu dhe akciza do të rritet për disa mallra kryesisht me indeksim prej 1.5% për mallra si birra, nafta, kafe, me përjashtim të cigareve, ku vijon plani i rritjes progresive.

Një masë që pritet të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin. Paketa shton edhe një element mjedisor. Taksa e karbonit rritet nga 3 lekë në 4.5 lekë për kilogram.

Një sër ndryshimesh të tjera do të prekin ligjin e procedurave tatimore. Nisur nga Aktet administrative që do të dërgohen me nënshkrim elektronik, duke zëvendësuar shërbimet postare, subjektet online të publikojnë të dhënat e biznesit, Ulja e kufirit për pagesat me para në dorë, si dhe Detyrimi për pajisje me terminale “POS”.

 “Është gjë e mirë ulja e normës së pagesës cash, ul paranë cash në qarkullim. Gjithashtu orienton se të gjithë bizneset të ken POSe dhe paketa ka lënë hapësira për t’u plotësuar”, shprehet eksperti.

Paketa fiskale pritet të dorëzohet në Kuvend sipas qeverisë ndërsa është në konsultim me grupit e interesit dhe ndërkombëtarët.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria nxjerr Thethin në shitje. Ankandi i Ministrisë së Ekonomisë: 7 euro kushton 1 m²
Artikulli tjetër Përmbytet Siçilia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.