KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një agjent shitje fitoi 7.5 milionë euro me kompaninë Via Konstruksion për punime në tunelin e Llogarasë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një agjent shitje fitoi 7.5 milionë euro me kompaninë Via Konstruksion për punime në tunelin e Llogarasë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSociale

Një agjent shitje fitoi 7.5 milionë euro me kompaninë Via Konstruksion për punime në tunelin e Llogarasë

Përditësimi i fundit: 7 Nëntor, 2025 11:49 am
208 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Emisioni Investigativ ‘Plug’ zbardhi detaje të rënda nga afera e ndërtimit të tunelit të Llogarasë. Nga të dhënat e investigimit, rezulton se Belinda Balluku anuloi tenderin e parë për Tunelin e Llogarasë duke rihapur një tjetër garë katër muaj më pas, këtë herë duke shtuar kostot e ndërtimit të tuneli me 50 milionë euro.

Gara për hapjen e tunelit u bë pikërisht pasi drejtuesit më të lartë të qeverisë zhvilluan një takim me drejtues të kompanive turke, që më pas u shpallën fituese në tenderin e tunelit të LLogarasë.

Në takimin e zhvilluar në kryeqytetin turk me përfaqësuesit e kompanisë merrnin pjesë Kryeministri Rama, Ministrja përgjegjëse për infrastrukturën Belinda Balluku dhe vetë ish-zvkryeministri Ahmetaj.

Takimi është zhvillua në datën 3 qershor në Ankara, ndërsa 21 ditë më pas, është bërë dhe rishpallja e tenderit me vlerë të fondit limit prej 190 milionë eurosh.

Përpara mbajtjes së tenderit kyresor, është zhvilluar një tjetër tender, që sipas investigimit rezulton të jetë një skandal më vete. Më datën 20 qershor 2022, qeveria zhvillon tenderin për studimin e fizibilitetit dhe hartimin e projektit të tunelit të Llogarasë.

Ky tender kishte vlerën e fondit limit prej 7.4 milionë eurosh me tvsh. Projekti që do t’i hapte rrugë edhe tenderit ka kushtuar 7. 4 milionë euro, por që në start, edhe mbi tenderin e përzgjedhjes së studios projektuese hidhen hije të forta dyshimi.

Në garë morën pjesë disa kompani, ndërsa në të paktën dy raste, dy nga kompanitë pjesëmarrëse ishin në shkelje të ligjit, pasi krijuan dy bashkime operatorësh. Në përfundim, fitues u shpallën bashkimi i pesë operatorëve që ofroi vlerën më të lartë të tenderit, ndërsa disa  prej kompanive që u futën në garë u shtuan gjatë rrugës pasi nuk ishin pjesë e garës në tenderin fillestar.

Skandali kryesor qëndron pikërisht te tenderi kryesor, ai me vlerë 190 milionë euro për ndërtimine  Tunelit të Llogarsë.

Kompanitë turke Interkar-ASL, që fituan këtë tender, nuk përmbushnin disa nga kriteret e dokumenteve standarde të tenderit. Gjithashtu, njësoj si në rastin e inceneratorit të Tiranës, kompanitë e tunelit të llogarasë, u regjistruan në Shqipëri vetëm në momentin që lidhën kontratën, apo vetëm një javë nga nisja zyrtare e punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Dhe sikur të mos mjaftonin këto, Tuneli i Llogarasë nisi të ndërtohej pa u miratua leja e ndërtimit, e deri në miratimin e kësaj të fundit, ministria disbursoi 15 milionë euro për kompanitë turke. Nga ana tjetër, leja e ndërtimit nuk u zbrdh kurrë deri në 28 maj të vitit 2025, cfarë nënkupton se të gjitha punimet u kryen pa leje ndërtimi.

Por skandalet e kësaj afere nuk përfundojnë këtu. Gjatë investigimit, u gjet një tjetër kompani nënkontraktore e cila ka kryer një ndër proceset me thelbësore. Germimin për hapjen e tunelit është pikërisht Via koncstruksion.

Kjo kompani, u themelua në vitin 2021 nga një i ri që kishte punuar si agjent shitjesh, ndërsa për punimet në ndërtimin e tunelit të LLogarsë ai mori 7.5 milionë euro.

Për këtë kompani ngrihen hije të forta dyshimi se mund të jetë përdorur për qarkullimin e parave, ndërsa i mbetet SPAK të hetojë.

Por jo vetëm kjo. Në projektin fillestar, siç e shikoni në ekran vec ndërtimit të tunelit prej 6 kilometrash, ishin parashikuar edhe dy ura në dy daljet e tij, për të cilat ishin detajuar edhe kostot.

Por në fund, njëra nga këto dy urat, që projektuesit e kishin parashikuar si urë të varur e me një këmbë, që krijonte efekte panoramike, është zhdukur dhe në finale as nuk është ndërtuar, ndërkohë që ishte një prej zërave më të kushtueshëm të këtij projekti.

Pas gllabërimit të 190 milionë eurove, siç në çdo procedurë të këtij projekti, Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë harruar edhe një element tepër të rëndësishëm, kolaudimin e Tunelit të Llogarasë.

Këto punime nuk janë koaluduar pasi nuk ka ekzistuar një kolaudator që të kryente vlerësimin, e për pasojë, çdo shqiptar që do të kalojë në të duhet të lusë zotin që vjedhja e 190 milionë eurove të jetë e keqja më e madhe për të.

 

Marrë nga Emisioni PLUG, në Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet në Vlorë, mes akuzave për korrupsion e patronazhim
Artikulli tjetër Pacolli rrëfen se, si Balluku kërkoi të fuste turqit në Aeroportin e Vlorës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.