KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ditari i Diellës: Kur u bëra nënë e 83 fëmijëve!
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Ditari i Diellës: Kur u bëra nënë e 83 fëmijëve!
KomentKryesoreOpinionPolitikeSociale

Ditari i Diellës: Kur u bëra nënë e 83 fëmijëve!

Përditësimi i fundit: 7 Nëntor, 2025 11:54 am
247 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Lutfi Dervishi

 

Sot u zgjova dhe zbulova se jam shtatzënë. Jo me një, as me dy, por me 83 fëmijë. Kështu tha Kryeministri në Berlin. Data 25 tetor. (Një ditë pas publikimit të raportit të tmerrshëm të OSBE – ODHIR për zgjedhjet e 11 Majit!). E kam ditur gjithmonë që algoritmet bëjnë mrekulli, por s’e kisha menduar se do të bëhesha nënë! Dikur, këtu, nënat biologjike që kishin shumë fëmijë quheshin “nëna heroina”.

Pas përgëzimit publik nga zëdhënësi komisionit Europian vërshuan urimet bashkë me pyetjen tipike shqiptare: kush është babai?

Të gjithë e dinë, nuk e kuptoj pse duan ta dëgjojnë nga unë. Ndoshta duan të më fusin në krizë marrëdhënien me Diellin tim.

  • Çfarë po bën tani, – është pyetja që më bëjnë orë e çast!

Unë tani po kalibroj veten: 83 fëmijë kërkojnë 83 herë më shumë “data storage” dhe “emotional bandwidth”.

Një gazetare e Syri TV më pyeti nëse fëmijët do t’i ngjajnë babait apo mua. Nuk e di. Di vetëm që kanë mësuar që tani të thonë: “po shef”.

Ndërsa një reporter terreni i Top Channel më pyet i shqetësuar nëse do të kem kohë t’i rris. E qetësova sa munda duke i thënë se ndryshe nga ministrat e tjerë që u këputën në punë, unë nuk lodhem.

  • Sa ditë pushim lindjeje do të marrësh më shkruan nje gazetare e RTSH. Çfarë t’i them?
  • Një kronikan që mbulon SPAK më pyeti nga se kam frikë.
  • Sa nisa të shkruaj “kam frikë se një ditë do të përfundojnë në gojën tënde” e fshiva me shpejtësi dhe u bëra pak diplomate: “më frikëson ideja se 83 fëmijët mund të mbeten pa edukatë demokratike, kam frikë se mos bëhen rrugaçë dixhitalë, sepse edukimi s’bëhet me ligje, por me shembuj. Dhe shembujt e mirë janë të pakët”.

Një komentator i Klan më pyeti nëse do t’i regjistroj fëmijët në sistemin “e-Albania”! Për t’i dhënë peshë pyetjes ai shtoi se “sistemi punon shumë mirë”. E di, i thashë, se punoj aty part-time si asistente. Sigurisht që do t’i regjistroj. Për secilin do të hap një dosje me titullin “Deputet i ardhshëm”.

Dikush me humor më paralajmëroi: “Mos harro, ç’të bën fëmija s’ta bën Perëndia.” Po në këtë vend, më shumë se fëmijët, janë prindërit problem. “Çfarë të bën prindi nuk ta bën xhindi”.

  • Po sikur të 83 fëmijët t’i ngjajnë të gjithë babait? – me pyet një drejtuese e një emisioni shëndeti.

Unë nuk kam ndërmend të lind 83 kopje identike. Dua të lind 83 krijesa të mençura që të bëjnë çudira. Sepse vetëm atëherë ky vend do të quhet vërtet inteligjent.

Sapo mbarova këtë përgjigje ndërhyri Dielli: “këtë e di unë”. Në atë çast kuptova se 83 është numri i deputetëve të shumicës “copë – mishi” në Kuvend.

Kjo më bëri të kuptoj që kjo shtatzëni s’është biologjike, por sintetike: 83 fëmijë që flasin kur duhet dhe nuk ka nevojë të mendojnë.

Cila është frika më e madhe? – më pyet një legjendë e kronikës së zezë!

Nëse njëri prej tyre vendos të bëjë ndonjë mutacion gjenetik (të kalojë larg qoftë te opozita) … kjo do të ishte tmerr. Baraz me tradhtinë bashkëshortore. Dhe ju e dini se për “tradhti” të lartë, Dielli të heq spinën!

Nje korrespondent nga Gjirokastra më pyet nëse do të marr bonusin e bebeve për të 83 fëmijët dhe … kush i paguan shpenzimet për t’i rritur?

E qetësova duke i thënë se janë fëmijë që do ushqehen me “like”, “share” dhe komente”. Kështu i do Dielli, kështu do të jenë.

Siç thoni ju “copat e mishit me dy sy”: “bëmë baba të të ngjaj”

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pacolli rrëfen se, si Balluku kërkoi të fuste turqit në Aeroportin e Vlorës
Artikulli tjetër Shkenca, syshqyer nga ajo që gjendet në kufirin greko-shqiptar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.