KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Ndriçimi që mungon, rrugët e Durrësit nën hijen e amortizimit

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2025 9:49 am
165 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Bashkia e Durrësit pavarësisht përpjekjeve në vitet e fundit për rritjen e investimeve për ndriçimin publik, rrugët e disa lagjeve të qytetit të dytë më të madh pas kryeqytetit vijojnë të mbeten në terr, mes amortizimit të rrjetit elektrik dhe mungesës së mirëmbajtjes efektive.

Në lagjen numër 18 të qytetit, një prej më të rëndësishmeve për nga numri i banorëve dhe që gjendet pranë Stadiumit “Niko Dovana”, sapo bie mbrëmja rrugët zhytën në terr dhe ndriçimi i vetëm janë dritat e automjeteve që kalojnë aty pranë.

“Lagje në të cilat ne hasim problematika me mirëmbajtjen e ndriçimit publik janë ato lagje të cilat kanë më shumë se 20 vite që është kryer investimi i fundit i ndriçimit publik”, shpjegoi Bashkia e Durrësit në një përgjigje zyrtare për Median Amfora.

Vetëm në lagjen 18 ndodhen dy shkolla publike, “Naim Frashëri” dhe “Leonik Tomeo”, ku mungesa e ndriçimit rrugor rrit rrezikun për nxënësit që lëvizin pasdite, pasi kjo e fundit shërben edhe si qendër komunitare me veprimtari të shtrita dhe gjatë pasditeve të vona.

Vetë Bashkia pranon se problemet me ndriçimin publik ekzistojnë në disa zona të qytetit, duke prekur zonat qendrore dhe ato më periferike.

“Vlen të përmendim lagjen 12 (kuartallat brenda saj) rrugicat mes pallateve, lagjen 16 (kuartallat brenda saj), lagjen 5 dhe 6 (kuartallat brenda tyre), lagja 14 (pjesët e brendshme të lagjeve), lagjen 13 (pjesërisht kuartallën brenda pallateve si dhe degezimet e rrugeve) si dhe rrugët Mujo Ulqinaku, Kasem Durrësi, Aleksandër Goga, Lulishtja 1 Maji”, citoi bashkia akset më problematike sipas saj.

Në këto gjashtë lagje raportohen probleme të vazhdueshme me ndriçimin publik, çka tregon se një pjesë e qytetit vijon të mbetet në errësirë, një fenomen që shtrihet nga zonat urbane tek ato më perfierike.

Media Amfora ka konstatuar se gjatë këtij muaji nëntor, me ndryshimin e orës diellore, një pjesë e mirë e lagjeve të Durrësit zhyten në terr sapo bie mbrëmja, duke e bërë të vështirë lëvizjen e qytetarëve në rrugë dhe duke ulur sigurinë publike.

Sipas Bashkisë ndriçimi në këto lagje nuk mungon plotësisht, por mirëmbajtja e tij është bërë gjithnjë e më e vështirë për shkak të amortizimit të rrjetit dhe pajisjeve.

“Theksojmë se në këto rrugë ndriçimi është funksional, por na bën të vështirë mirmbajten e këtyre segmenteve dhe lagjeve pasi me kalimin e viteve niveli amortizimit është i lartë, për këto arsye herë pas here kemi mungesë të ndriçimit me periudha të shkurtra kohore deri në riparimin dhe vënien në efiçencë përsëri të tyre”, sqaroi institucioni vendor.

Megjithëse problemet me ndriçimin publik vijojnë, të dhënat zyrtare tregojnë se Bashkia Durrës ka investuar gjatë viteve të fundit, por ndërhyrje të cilat kanë ardhur në rrudhje. Në periudhën 2020-2025, janë shpenzuar rreth 380 milionë lekë për ndriçimin publik të qytetit.

Investimi më i lartë është regjistruar në vitin 2021, me mbi 110 milionë lekë, ndërsa në dy vitet e fundit, 2024 dhe 2025, fondet e planifikuara për ndriçimin publik janë reduktuar ndjeshëm, duke zbritur në 30 milionë lekë për secilin vit.

 

Marrë nga Amfora.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Paketa e maleve” e Ramës kapërcen kufijtë, “merr” edhe bregdetin e kodrinat
Artikulli tjetër Fatmir Bektashi me dy dosje në SPAK, Rama i jep leje të re për kompleks pallatesh në Farkë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh
Aktuale Fokus Koment Kryesore Rajoni 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.