Hetimet kanë nisur për vrasjen e krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, Gilmando Danit dhe plagosjen e punonjësit të AMP-së Muçi Shaljanit kanë nisur.
Sot është zbuluar dhe itinerari i autorëve të vrasjes së djeshme, nga Nikla në Rinas dhe më pas largimi nga e njëjta rrugë.
Në makinën e autorëve kanë qenë 4 persona, një shofer dhe 3 qitës, të cilët për vrasjen, kanë përdorur 4 armë.
Ndërkohë që targat e makinës Toyota Yaris kanë qenë të vjedhura në Greqi vitin e kaluar.
Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka nisur verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura në lidhje me procedurën e rekrutimit tij.
Ndërsa drejtori i AMP-së Eduart Merkaj ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Marrë nga Dosja.al