KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri
PolitikeRajoni

Kryeministri i Malit të Zi propozon hyrjen e partive proruse në qeveri

Përditësimi i fundit: 23 Korrik, 2024 2:11 pm
163 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiç, i propozoi Kuvendit të këtij vendi një përbërje të rikonstruktuar të Qeverisë, e cila nëse votohet, do të përfshijë partitë e Frontit Demokratik prorus (DF) dhe Partinë Boshnjake (BS). Duke iu adresuar deputetëve, Spajiç tha se Mal i Zi sot është më i bashkuar se kurrë.

“Kjo qeveri është garantuese e stabilitetit dhe pjekurisë. Ne jemi tregues se si serbët dhe shqiptarët, serbët dhe boshnjakët mund të jetojnë dhe punojnë së bashku”, tha Spajiç.

Me propozim të tij, DF-ja do t’i merrte dy poste zëvendëskryeministrash dhe tre ministra. Ky është riformatizimi i parë i Qeverisë së Spajiçit, e cila u formua në fund të tetorit të vitit të kaluar me votat e 46 deputetëve nga 81 sa janë gjithsej.

Qeverinë, atëkohë, e mbështetën 13 deputetë të partive të DF-së, që u shpërbë së voni – përkatësisht Demokracia e Re Serbe e Andrija Mandiçit dhe Partia Popullore Demokratike e Millan Knezheviçit – me kushtin që t’i bashkohen Qeverisë këtë vit. Politika e këtyre partive është në kundërshtim me politikën zyrtare të Malit të Zi, i cili është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Këto parti mbështesin heqjen e sanksioneve kundër Rusisë – të vendosura për shkak të agresionit të saj në Ukrainë – nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, janë kundërshtare të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, mohojnë gjenocidin në Srebrenicë, mbështesin kriminelët e dënuar të luftës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, etj.

Përveçse mbështesin presidentin rus, Vladimir Putin, udhëheqësit e këtyre partive kanë marrëdhënie të ngushta politike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe me presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik.SHBA-ja, në disa raste, ka shprehur shqetësim për përfshirjen në pushtet të partive që kundërshtojnë vlerat euroatlantike.

Shqetësime të ngjashme kanë shprehur edhe institucionet evropiane. Megjithatë, Kuvendi i Malit të Zi ka zgjedhur Andrija Mandiçin për kryetar në fund të tetorit të vitit 2023. Ai është mbështetur edhe nga përfaqësuesit e Lëvizjes së Spajiçit, Evropa Tani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gati një tjetër “luftë” mes Europës dhe FIFA-s për paratë e futbollit
Artikulli tjetër Analiza: Si devijoi Gjeorgjia, nga Perëndimi?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.