KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zv/kryeministrja Balluku pezullohet nga detyra
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zv/kryeministrja Balluku pezullohet nga detyra
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesorePolitike

Zv/kryeministrja Balluku pezullohet nga detyra

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2025 10:47 pm
202 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pezulluar nga posti zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe i ndalon asaj daljen jashtë vendit, duke pranuar kështu kërkesën e SPAK në kuadër të dy hetimeve të mëdha për prokurime publike.

Vendimi i marrë të mërkurën (19.11.2025) lidhet me procedurat e tenderimit për tunelin e Llogarasë dhe për lotin e katërt të Unazës së Madhe të Tiranës, dy projekte që llogariten ndër investimet më të mëdha infrastrukturore të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. GJKKO nuk publikoi detaje të mëtejshme, duke theksuar për mediat, se masat e sigurimit “kanë karakter sekret”.

“Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës” – thuhet në njoftimin e institucionit.

Akuzat e SPAK për Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u mor zyrtarisht e pandehur nga SPAK më 31 tetor 2025, nën akuzën për shkelje të barazisë në tendera. Hetimi ka në qendër procedurën për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, një projekt prej rreth 190 milionë eurosh.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Balluku dyshohet se ka ushtruar ndikimin e saj si ministre në paracaktimin e fituesit të tenderit, duke cënuar kriteret e konkurrencës së drejtë. Dyshimet u ngritën pasi hetuesit analizuan komunikimet e sekuestruara të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i cili tashmë është dërguar për gjykim për të njëjtën çështje.

Balluku nga Kuvendi: “Akuza publike të pabaza”

Nga foltorja e Kuvendit, ku qeveria prezantonte projektbuxhetin për vitin 2026, Belinda Balluku reagoi për herë të parë mbi komentet publike ndaj saj duke i cilësuar si të “pabazuara”. “Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza dhe sharje për drejtësinë e re, as kur prekem personalisht. Nuk do prononcohem për çështje nën hetim. Derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo” – u shpreh Balluku.

Ajo akuzoi opozitën, se po mban “standarde të dyfishta” në raport me SPAK-un dhe reformën në drejtësi, ndërsa deputetët opozitarë braktisën sallën në momentin që ajo mori fjalën.

Kryeministri Edi Rama e interpretoi sjelljen e opozitës si presion ndaj institucioneve të drejtësisë. “Po bëni prokurorinë popullore…”, u tha ai deputetëve që kërkuan dorëheqjen e Ballukut.

Belinda Balluku është pjesë e qeverisë “Rama” që prej vitit 2019, në postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke drejtuar për më shumë se pesë vjet një nga portofolët më të mëdhenj të kabinetit. Ajo është zëvendëskryeministrja e dytë e qeverisjes socialiste që merret e pandehur nga SPAK, pas ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vuçiç, në Prokurorinë e Milanos si i implikuar te “snajperat turistikë”
Artikulli tjetër Kosova drejt zgjedhjeve/ Presidentja shpërndan parlamentin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.