KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
AnalizeBotaFokusPolitikeZhvillim

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

Përditësimi i fundit: 20 Nëntor, 2025 10:52 pm
183 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Komisioni Evropian i vlerëson nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme deri në rreth 135 miliardë euro, duke iu referuar parashikimeve paraprake nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ukrainës i duhen shumë para, ndërkohë që buxhetet kombëtare të shteteve anëtare të BE-së janë të rënduara. Kohët e fundit dukej sikur ishte gjetur zgjidhja: përdorimi i gjerë i aseteve ruse të mbajtura në BE. Por Belgjika deri më tani e ka hedhur poshtë këtë plan. Ofruesi i shërbimeve financiare Euroclear, që menaxhon fondet ruse e ka selinë aty dhe Belgjika ka frikë se do të përballet e vetme me zemërimin e Rusisë dhe kërkon garanci të gjera nga pjesa tjetër e BE-së ndaj të gjitha humbjeve të mundshme.

Në kryeqytetet e BE ka mbërritur këto ditë edhe një letër nga presidentja e KE,  Ursula von der Leyen.  Ajo paraqet tre mundësi ndihme për Ukrainën: Shtetet anëtare e financojnë ndihmën për Ukrainën nga buxhetet e tyre, që do të thotë, nëse i marrin vetë si kredi paratë, do të përballen me kosto interesi. E dyta: Komisioni i BE-së i merr kreditë dhe shtetet anëtare të BE-së do të ofrojnë garanci. E zgjidhja tjetër: Asetet ruse përdoren për t’i dhënë Ukrainës kredi.

Që kjo të ndodhë, shtetet e tjera anëtare të BE-së do të duhet të ofrojnë garanci ligjërisht të detyrueshme dhe të pakushtëzuara. Për më tepër, këto garanci duhet të mbulojnë edhe rreziqet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe të investimeve, si dhe rreziqet pas heqjes së ngrirjes së aseteve. Belgjika ka pasur një marrëveshje të tillë investimi me Rusinë që nga viti 1989. Belgjika ende nuk heq dorë po nga kundërshtimi i saj. BE ka një konflikt në nivelin më të lartë politik, i cili duhet të zgjidhet më së voni në samitin e BE-së në dhjetor.

Skandali i korrupsionit në Ukrainë

Situata bëhet më e vështirë për Ukrainën pas skandalit të korrupsionit që e tronditi së fundmi vendin. Raportimet për valixhe plot me para në dorë, një vilë në Zvicër dhe dy ministra të shkarkuar mund të zvogëlojnë gatishmërinë e disa vendeve për të dhuruar ndihma. Por Monika Hohlmeier (CSU), nënkryetare e Komitetit të Buxhetit në Parlamentin Europian, sheh diçka pozitive në skandalin e korrupsionit. Ajo e konsideron përparim që ky mashtrim u zbulua dhe që BE është bërë më e rreptë në lidhje me ndarjen e fondeve. Presidentit Zelensky nuk i lejohet më të bëjë pagesa të caktuara. Edhe Agjencia antikorrupsion e BE-së, OLAF, po kryen gjithashtu hetime në Ukrainë, që të le të kuptosh, se mund të ketë pasur korrupsion me fondet e BE-së.

Gjykata Evropiane e Revizionit, e ngarkuar me monitorimin e fondeve të BE-së, ka publikuar raportin e saj të fundit special mbi Ukrainën për vitin 2021. Raporti flet për “korrupsion të përhapur gjerësisht”. Daniel Freund, një eurodeputet i Gjelbër, e sheh si problematike përpjekjen e verës së kaluar për të dobësuar agjencinë antikorrupsion të Ukrainës.

Megjithatë, shumica e vendeve të BE-së mbeten të përkushtuara për të mbështetur Ukrainën.  Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, i cili do të marrë pjesë në takimin e sotëm të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, deklaroi pas skandalit të korrupsionit se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, “por duhet të ketë një luftë të vendosur kundër korrupsionit”.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Greqia me paketë të re ekonomike

Djali i Joe Biden-it kërkon të pasojë Donald Trump-it

Pasditen e së martës deputetët rikthehen në Kuvend

Shqipëria drejt Bashkimit Europian, Mitsotakis ngre shqetësimin për pronat dhe minoritetin grek

Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova drejt zgjedhjeve/ Presidentja shpërndan parlamentin
Artikulli tjetër Ka negociuar SHBA me Rusinë një plan paqeje për Ukrainën?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Partia Demokratike Europiane: Pse nuk shqetësohet Rama për mbylljen e llogarive në rrjetet sociale?
Fokus HI-Tech Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Shtator, 2026
Mbyllet faqja në Instagram e Euronews Albania
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 6 Shtator, 2026
Toni Blair, 100 mijë € nga kontratat me Edi Ramën
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Sociale 6 Shtator, 2026
Sherri i armatosur në Radhimë/ Bie pista e gjobëvënies, gjykata liron Luan Muçën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 6 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.