KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria dhe rajoni në krye të listës së Europës për diabetin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria dhe rajoni në krye të listës së Europës për diabetin
AnalizeKryesoreRajoniSocialeZhvillim

Shqipëria dhe rajoni në krye të listës së Europës për diabetin

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2025 7:27 pm
253 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjet më të larta të diabetit në Europë, sipas të dhënave të International Diabetes Federation për vitin 2024.

Të dhënat tregojnë se rreth 10 për qind e të rriturve shqiptarë të moshës 20 deri në 79 vjeç jetojnë me diabet, një normë që e pozicionon vendin në zonën e kuqe të hartës, së bashku me shumicën e rajonit, raporton skyweb.al.

Situata është edhe më e rënduar në vendet fqinje. Turqia ka nivelin më të lartë në të gjithë kontinentin, me 16.5 për qind, ndërsa Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Maqedonia e Veriut luhaten mes 9 dhe mbi 10 për qind, duke e bërë Ballkanin një nga rajonet më të goditura në Europë. Edhe Kosova, sipas vlerësimeve të njëjta, qëndron mbi pragun 10 për qind.

Në krahun tjetër, vendet e Evropës Veriore si Norvegjia (4.8 për qind) dhe Suedia (4.5 për qind) raportojnë nivelet më të ulëta të diabetit, ndërsa Europa Qendrore dhe Perëndimore qëndrojnë kryesisht në intervalin 6 deri në 8 për qind.

Ekspertët shpjegojnë se faktorët kryesorë lidhen me stilin e jetesës, obezitetin, aktivitetin e ulët fizik dhe qasjen e kufizuar ndaj shërbimeve parandaluese. Në Shqipëri, ritmet në rritje të mbipeshës dhe plakja e popullsisë po ndikojnë drejtpërdrejt në përhapjen e sëmundjes.

Hartat e publikuara tregojnë qartë se rajoni i Ballkanit mbetet një zonë me risk të lartë, duke e bërë domosdoshmëri forcimin e politikave parandaluese dhe aksesin në diagnozë të hershme.

Sipas ekspertëve të shëndetit, përhapja e lartë e diabetit në Shqipëri dhe në Ballkan lidhet kryesisht me kombinimin e disa faktorëve të njohur risku.

Dieta tradicionale e pasur me karbohidrate, sheqerna dhe ushqime të përpunuara, së bashku me aktivitetin e ulët fizik, krijon terrenin kryesor për diabetin tip 2.

Mbipesha dhe obeziteti janë tashmë të përhapura në të gjitha grupmoshat, ndërsa diagnostikimi i vonuar dhe qasja e kufizuar në kontrolle parandaluese e rëndojnë situatën. Stresi i lartë ekonomik e social, edukimi shëndetësor i mangët dhe faktorët gjenetikë shtojnë më tej rrezikun, duke e bërë rajonin ndër më të prekurit në Europë.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rreshjet gjunjëzojnë dhe qytetin e papërmbyetshëm të Shqipërisë
Artikulli tjetër Familjet britanike të shtresës së mesme rrezikojnë rritje të pakufizuara të taksës së pronës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.