KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rreshjet gjunjëzojnë dhe qytetin e papërmbyetshëm të Shqipërisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rreshjet gjunjëzojnë dhe qytetin e papërmbyetshëm të Shqipërisë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Rreshjet gjunjëzojnë dhe qytetin e papërmbyetshëm të Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2025 7:24 pm
124 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë “gjunjëzuar” dhe qytetin që kurrë nuk ka njohur përmbytje: Korçën.

Pos faktit që fushat e Maliqit dhe disa fshatra përreth janë nën ujë, gjatë natës ambientet në bodrumin dhe arkivën e Prokurorisë së qytetit juglindor u përmbytën nga reshjet intensive, duke rrezikuar dokumentacionin. Ekipet ndërhynë gjatë natës me pompimin e ujit dhe situata aktualisht paraqitet e stabilizuar.

Dëme janë raportuar edhe në bujqësi, ndërsa në fshatrat Çiflig, Bulgarec dhe Lumalas situata vijon të jetë e rënduar, me përmbytje deri në fushën e aviacionit.

Edhe jugu i vendit po përballet me probleme të shumta. Situata paraqitet e rënduar edhe në Sarandë, Konispol dhe Vlorë, ku lumenjtë kanë dalë nga shtrati, duke përmbytur tokat bujqësore dhe banesa, si dhe kanë shkaktuar bllokime rrugësh dhe defekte në furnizimin me energji.

Në Çukë të Sarandës është çarë argjinatura e lumit Bistrica, duke shkaktuar përmbytje masive të tokave. Katër barinj kanë mbetur të izoluar në një stallë, ndërsa në Shalës të Konispolit, dalja nga shtrati e lumit Pavllo ka izoluar gjashtë fshatra të njësisë Markat.

Në qarkun e Vlorës, prurjet e lumit Vjosë kanë arritur nivel alarmant, deri në 8.3 metra, duke përmbytur banesa dhe qindra hektarë toke. Janë raportuar dëmtime serioze në argjinaturën Bishan–Poro, ndërtuar në vitin 2019, e cila ka pësuar erozion të fortë.

Situata në qarkun Vlorë:

Sarandë – Konispol

Në zonën e quajtur Shkallë Qafë Botë dhe nga karburanti në qendër të Konispolit, rruga është e bllokuar për shkak të inerteve të rrëshkitura nga mali. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Postës së Konispolit.

Ksamil

Është përmbytur kati përdhe i banesës së qytetarit Qani Sinani. Ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur largimin e ujit nga banesa.

Vrion, Bashkia Finiq

Është përmbytur banesa e shtetasit Dilaver Hyraj. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, por largimi i ujit është i pamundur pasi banesa ndodhet në të njëjtin nivel me sipërfaqen e ujit. Banorët janë larguar në kohë.

Metoq, Bashkia Sarandë

Është përmbytur banesa e shtetasit Vaso Çipa, ku zjarrfikësit kanë mundur të largojnë ujin nga objekti.

Aksi rrugor Sarandë – Shijan

Rruga është bllokuar në fshatin Shelegar, pasi lumi Kalasë ka dalë nga shtrati. Qarkullimi i mjeteve devijohet përmes aksit Vrio – Finiq – Shijan.

Çukë, Bashkia Sarandë

Argjinatura e lumit Bistricë është dëmtuar ndjeshëm nga reshjet, duke bërë që uji t’i afrohet banesave. Deri tani nuk raportohen persona të lënduar.

Defekt në furnizimin me energji – Rrezik mbylljeje të tunelit të Llogarasë

Për shkak të një defekti elektrik në linjën që furnizon tunelin e Llogarasë, tuneli pritet të mbyllet përkohësisht. Sipas inxhinierit të OST Fier, linja nga nënstacioni i Tragjasit deri te tuneli është me difekt dhe aktualisht nuk ka furnizim me energji. Grupet e avarisë janë lajmëruar dhe po punojnë për riparimin.

Situata në Konispol

Në Konispol, rruga Konispol–Postobllok është e bllokuar nga inertet e ardhura nga mali. Rruga Shkallë–Bogaz gjithashtu është e bllokuar pasi një masiv dheu është rrëzuar mbi karrexhatë. Energjia elektrike është ndërprerë në disa zona. Strukturat e bashkisë, emergjencat civile, zjarrfikësit dhe punonjës të tjerë ndodhen në terren dhe po punojnë për stabilizimin e situatës.

Situata në qarkun e Korçës

Në qytetin e Korçës, ambientet në bodrumin dhe arkivën e Prokurorisë u përmbytën nga reshjet intensive, duke rrezikuar dokumentacionin. Ekipet ndërhynë gjatë natës me pompimin e ujit dhe situata aktualisht paraqitet e stabilizuar.

Ndërkohë Maliqi ka qenë një nga zonat më të prekura. Në Bllokun 3, për shkak të një mase elektrike dhe prezencës së ujit, OSHEE u detyrua të stakojë një fider, duke shkaktuar mungesë energjie në një pjesë të qytetit. Puna për largimin e ujit dhe rikthimin e energjisë vijon. Në Sovjan, skuadrat e MZSH evakuuan banorët, bagëtitë dhe kosheret e bletëve, ndërsa gjendja po shkon drejt normalizimit. Raportohet gjithashtu për bagëti të mbytura në Leshnjë dhe për prezencë uji në oborre banesash pranë Vlocishtit, ku ndërhyrjet vazhdojnë. Situatë e rënduar është shënuar edhe përgjatë Lumit Dunavec, i cili është çarë në dy pika duke përmbytur toka bujqësore; në zonë po mbërrijnë mjete të specializuara nga Pogradeci.

Probleme vijojnë edhe në territorin e Bashkisë Pustec, ku ekziston rreziku i daljes së përroit në aksin Doganë–Goricë e Vogël. Po ashtu, në rrugën Zvezdë–Goricë janë shënuar prani inertesh të sjella nga rrëshqitjet, ndërsa kontraktori ndodhet në terren për pastrim.

Në Devoll, reshjet e natës kanë përkeqësuar situatën në disa fshatra, veçanërisht në Progër dhe Mancurisht. Në Dobranj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme pasi dalja e përroit ka përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore. Shkarje dheu e gurësh janë raportuar në rrugën Miras–Arrëz, ndërsa në Poloskë një banesë është përmbytur dhe gjatë natës është vendosur pompë për largimin e ujit. Probleme me rrëshqitje raportohen edhe në Qytezë.

Prefektura e Qarkut Korçë nënvizon se monitorimi i territorit vijon pa ndërprerje dhe strukturat janë në gatishmëri për të menaxhuar çdo emergjencë të shkaktuar nga reshjet, me synim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve.

 

Marrë nga Tesheshi.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Numrat dy” para drejtësisë: Lëkundje apo konsolidim i pushtetit të Ramës?
Artikulli tjetër Shqipëria dhe rajoni në krye të listës së Europës për diabetin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.