KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Numrat dy” para drejtësisë: Lëkundje apo konsolidim i pushtetit të Ramës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > “Numrat dy” para drejtësisë: Lëkundje apo konsolidim i pushtetit të Ramës?
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

“Numrat dy” para drejtësisë: Lëkundje apo konsolidim i pushtetit të Ramës?

Përditësimi i fundit: 21 Nëntor, 2025 7:22 pm
144 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Tre ndër figurat më kryesore të pushtetit të socialistëve në dekadën e fundit duhet të japin sot llogari para drejtësisë. Dy zëvendëskryeministrat, Arben Ahmetaj e Belinda Balluku, dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj presin radhën përpara GJKKO-së.

Kryeministri Edi Rama i ka shoqëruar çështjet e tyre me fjalitë e zakonshme “drejtësia duhet të bëjë punën e saj”, apo “përgjegjësia është personale”. Fjali të dëgjuara edhe më parë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, etj.

Por, teksa drejtësia po punon, kushtet ku secili po pret verdiktin janë të ndryshme.

Dikur bashkëpunëtorë të ngushtë në parti, as Ahmetaj, as Balluku dhe as Veliaj nuk duket se kanë qëllime apo shanse t’ia dalin për “të vrarë babanë politik”, në mënyrë që të pastrojnë figurat e tyre nga akuzat e korrupsionit, së paku për opinionin publik.

Nga ana tjetër, sado që pozitat e qeverisë lëkunden, Kryeministri Edi Rama po fuqizon më tej veten në parti, aty ku nuk duket të ketë më “Numër dy!”.

Teksa Balluku dhe Veliaj deri më tani kanë qenë të bindur sipas kodit të “omertas” – kodi mafioz i moskallëzimit të krimeve edhe kur je viktimë, – Ahmetaj ka qenë i vetmi që nuk e ka kursyer Ramën.

“Grupet kriminale marrin tenderë publikë përmes ‘presta nome’-ve, dhe riciklojnë paratë në Shqipëri përmes sektorit të ndërtimit. Koordinohen me Edi Ramën”, ka thënë ai për Rai 3 teksa kërkohet nga SPAK, por më shpejt arrihet nga gazetarët se sa forca e ligjit.

Por sado që ka denoncuar lidhjet e dyshuara mafioze të kryeministrit, dëshmitë televizive të Ahmetajt nuk vlejnë nga Zvicra. Kontributi i tij do të kishte vlerë tjetër nëse do të bëhej përpara sistemit të drejtësisë.

Pak ditë më parë, ministria e Drejtësisë i dorëzoi zyrtarisht shtetit helvet kërkesën për ekstradimin e ish-zëvendëskryeminsitrit.

Ndërsa Ahmetajt i kërkohet të rikthehet në Shqipëri, ministres Balluku i është ndaluar dalja jashtë vendit. Përveç bllokimit të pasaportës asaj i është pezulluar dhe e drejta e ushtrimit të detyrës në qeveri – por jo detyra si deputete.

Sipas SPAK, Balluku shkeli barazinë në tenderët për tunelin e Llogarasë dhe në lotin e katërt të Unazës së Madhe në Tiranë, tenderë me vlerë mbi 200 milionë euro.

Bashkë me të, SPAK ka ngritur akuza edhe për pesë ish-zyrtarë dhe specialistë të Autoritetit Rrugor dhe komisioneve të vlerësimit të ofertave.

Ndryshe nga Veliaj, i cili sipas SPAK-ut tentoi të ndikonte te dëshmitarët dhe provat, Balluku është proceduar në gjendje të lirë.

Në çdo vend demokratik perëndimor do të mjaftonte vetëm nisja e hetimeve për korrupsion, që një zyrtar politik me integritet të dorëhiqej. Kjo nuk ndodh në Shqipëri as kur akuzat bëhen zyrtare.

“Prezumimi i pafajësisë” bëhet argument për të mbajtur fort karrigen e funksionarit publik.

Ndërkohë, reagimi i kryeministrit Edi Rama ka qenë tipik: ai thotë se i respekton vendimet gjyqësore, por paralelisht e apeloi në Kushtetuese për “cenim të garancisë së imunitetit, parimit të ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve kushtetuese”.

Në deklarimet e tij, Rama përshkruan pezullimin e ministres Balluku si shfaqje të “dobësive” të një pushteti “krejt të ri” që synon të ruajë pavarësinë. Por kjo qasje – “durim strategjik”, siç e quan Rama – nënkupton diçka shumë më problematike: mungesën e llogaridhënies politike.

Ai kërkon drejtësi nga Gjykata Kushtetuese, e cila më 3 nëntor hodhi poshtë vendimin e tij që e shkarkonte nga detyra kryetarin e arrestuar të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke i konsideruar aktet të papajtueshme me Kushtetutën.

Gjykata vlerësoi se ndërhyrja e pushteteve të tjera në ndërprerjen e mandatit të një kryebashkiaku cenon ndarjen e pushteteve dhe parimin e legjitimitetit demokratik.

Kujtojmë se në rastin e Veliajt – pasi nxiti vetë protesta për arrestimin e tij – Rama jo vetëm që ia pranoi “fatin politik”, por shpalli publikisht Ogerta Manastirliun në garë për ta zëvendësuar kur nuk kishte ende garë, pra kur Veliaj nuk ishte shkarkuar ende.

Pasi Gjykata Kushtetuese e la në detyrë Rama ndryshoi qëndrim duke thënë që gjykata tashmë “duhet ta kthejë në zyrë” në mënyrë që “të normalizohet qeverisja e Tiranës”.

Kjo mungesë koherence i jep më zë argumentit se më shumë se për Veliajn dhe Ballukun, Rama po lufton për veten. Ai duket se po parapërgatitet për një rast të ngjashëm ndaj vetes, kur në një rast të mundshëm, SPAK të ngrejë akuzë ndaj tij.

Atëherë Rama do t’i ketë gjërat e sprovuara se “me prezumimin e pafajësisë” dhe garancitë me rastet e sprovuara më parë, ai mundet ta mbajë postin e Kryeministrit deri në një vendim të formës së prerë.

Kështu, seanca e 22 nëntorit për Ballukun është vetëm një çast kyç: ajo ka potencialin të jetë pikë kthese, por gjithashtu mund të mbetet simbol i një sistemi që toleron korrupsionin e nivelit të lartë me kosto minimale politike duke i dhënë garanci më shumë pushtetit të Kryeministrit Rama.

Por, qeveria do të duhet ta kuptojë se mbrojtja e pushtetit nuk është e njëjtë me mbrojtjen e demokracisë. Rasti i Veliajt mund të përsëritet me Ballukun, por vetëm dorëheqja e kësaj të fundit (e më tej – një reflektim i përgjegjësisë së kryeministrit) do të ishte një akt moral dhe shembull për të forcuar sistemin demokratik në Shqipëri.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Regjimi iranian nuk është Irani

Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet

KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës

Ryanair paralajmëron shtrenjtim të biletave pas majit

40 mijë lekë bonus qiraje për familjet e prekura nga zjarri tek “Arlis”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Humbjet e mëdha, ‘Turkish Airlines’ vendos të shesë aksionet te Air Albania
Artikulli tjetër Rreshjet gjunjëzojnë dhe qytetin e papërmbyetshëm të Shqipërisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pas skemës së mashtrimit me call center-a qëndrojnë edhe punonjës policie
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
Si u transformuan në prona luksoze paratë e korrupsionit të AKSHI?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 23 Prill, 2026
Kupa e Shqipërisë/ Egnatia, finalistja e parë
Aktuale Analize Kryesore Sporti 23 Prill, 2026
Peshëngritje/ Briken Calja, kampion i Europës në shtytje dhe nënkampion në dygarësh
Aktuale Analize Kryesore Sporti 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.